GRANDEMALL

Temperaturat pritet të shkojnë deri në 24 gradë sot, parashikimi i motit për ditët në vazhdim

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

E diela në Kosovë pritet të karakterizohet me atmosferë plotësisht stabile, temperatura pranverore dhe rreze të shumta diellore.

Pasdite lokalisht do të ketë shtim të vranësirave, por pa ndonjë reshje atmosferike. Temperaturat pritet të lëvizin nga 6 minimalja deri në 23 apo 24 gradë Celsius maksimalja.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale të cilat pritet të zhvillohen pasdite sidomos në disa zona kodrionore-malore, por kryesisht nuk do të ketë reshje atmosferike.

Të hënën edhe më ngrohtë dhe paradite me diell, ndërsa pasdite destabilizim i atmosferës. Pasdite priten zhvillime lokale të vranësirave konvektive që do të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë, më të shprehura në viset kodrinore-malore.

GRANDEMALL

Rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë priten në pjesë të Kosovës, zonat kontinentale të Shqipërisë, pjesë qendrore, lindore, juglindore e veriore, pastaj në perëndim të Maqedonisë së Veriut.

Në këto zona rrebeshet do të jenë më të shprehura edhe pse do të jenë të karakterit lokal.

Nga e marta pritet të kemi mot mjaft jo-stabil, rrebeshet e shiut do të jenë më të shpeshta dhe më të përhapura sidomos orëve të pasdites dhe mbrëmjes./MeteoBallkan

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.