FITORJA

Temperaturat e larta vështirësojnë ujin e pijshëm në Kamenicë

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Afrim Mujaj përgjegjës i njësisë punuese “ Hidromorava “ në Kamenicë, ka thënë se kohëve të fundit gjendja është vështirësuar shkaku i kushteve atmosferike që po mbretërojnë këtyre ditëve me temperaturat e larta, si dhe harxhimeve të mëdha nga konsumatorët.

Mujaj u shpreh se uji i pijshëm nga konsumatorët nuk po shfrytëzohet vetëm për pije e higjienë, por harxhimet e ujit po bëhen edhe për ujitje e larje trotuaresh. “Nga data 2 korrik, kemi aplikuar reduktime në lagjen e Berivojcëve, prej orës 18-23 për shkak se kjo lagje ka edhe alternativë tjetër dhe për të bërë furnizimin proporcional me qytetarët, sidomos ata të lagjes “ Malësia” dhe “ Qamëria” tek të cilat kuotat janë më të larta” tha Mujaj

FITORJA

Edhe përkundër thatësisë, ne si kompani jemi duke u përpjekur maksimalisht dhe kemi prodhuar ujë më shumë se sa muajve të kaluar, mirëpo të njëjtën kohë ka mungesë ngase harxhimet janë të mëdha nga ana e qytetarëve. Ndërsa, inkasimi në komunën e Kamenicës ka oscilime, ndryshon inkasimi nga muaji në muaj, kurse shkalla e inkasimit për muajin e kaluar është afër 63 %.

Duke ju falënderuar komunës së Kamenicës është realizuar projekti për në lagjen “Malësia” , tani kjo lagje me 120 familje, furnizohet me 24 orë ujë të pijshëm tha ai. Apeloj tek të gjithë qytetarët e komunës së Kamenicës që të kursehet uji e mos të përdoret jashtë destinimit që është i paraparë”tha Mujaj./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.