ARKATANA

Temperatura të larta për fundjavë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.

Ndërkaq, edhe të dielën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Mobi Casa

Vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës do të dendësohen duke krijuar kushte për reshje shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-11m/s. /Telegrafi/