Mobi Casa

Temperatura të larta, IKSHPK-ja apelon për kujdes nga helmimet ushqimore

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka alarmuar për rritje të rrezikut të helmimeve ushqimore për shkak të temperaturave të larta.

“Siguria ushqimore u referohet të gjitha rreziqeve, të cilat mund t’i shkaktojnë dëme ushqimit dhe përmes tij, shëndetit të popullatës. Në verë, për shkak të temperaturave të larta, rritet rreziku i helmimeve ushqimore. Mikroorganizmat shumohen më shpejt dhe ushqimi prishet më lehtë. Prandaj, kujdesi gjatë përgatitjes dhe ruajtjes së ushqimit është shumë i rëndësishëm për të shmangur sëmundjet”.

IKSHPK-ja thotë se kontaminimi i ushqimeve mund të vijë nga: duart e papastra, ushqimet, uji, kafshët shtëpiake, insektet etj.

FITORJA

Tutje thuhet se ushqimi duhet të gatuhet mirë dhe të konsumohet menjëherë pas përgatitjes.

“Ruajeni ushqimin në mënyrë të sigurt: Në të nxehtë mbi 60° C, në frigorifer nën 5° C. Mishi i ngrirë dhe mishi i shpendëve duhet të shkrihen tërësisht përpara gatimit. Ringroheni mirë ushqimin e ruajtur: Para konsumit, sigurohuni që ushqimi të arrijë përsëri 70° C. Shmangni kontaktin mes ushqimit të papërpunuar dhe atij të gatuar: Përdorni thika dhe dërrasa të ndara për secilin. Lani duart shpesh dhe si duhet: Para dhe pas përgatitjes së ushqimit, pas tualetit, pas ndërrimit/pastrimit të foshnjave apo pas kontaktit me kafshë. Mbani pastër kuzhinën dhe enët: Pecetat dhe leckat ndërroni rregullisht dhe ziejini nëse kontaminohen. Mbroni ushqimin nga insektet dhe brejtësit: Mbajeni ushqimin në enë të mbyllura me kapak. Përdorni ujë të pastër dhe të sigurt: Nëse dyshoni në cilësinë e ujit, vlojeni para përdorimit. Kontrolloni datat e skadimit dhe freskinë: Shmangni produktet me erë apo pamje të pazakontë. Kujdes me ushqimin jashtë shtëpisë: Përdorni frigoriferë dore ose enë termoizoluese në piknik apo udhëtime”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.