Uji Dea

Televizioni shtetëror zviceran me reportazh për punën në komunën e Vitisë

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Viti – Një ekip i Radio Televizionit zviceran RTS, ka realizuar sot një reportazh për komunën e Vitisë, respektivisht për punën dhe zhvillimet e gjithëmbarshme në këtë komunë, duke veçuar projektet që janë realizuar nga kryetari i komunës Sokol Haliti.

Pjesë e këtij reportazhi është edhe shpallja e ish presidentes zvicerane Michel Calmy Ray si Qytetare Nderi e Vitisë, që u bë vitin e kaluar.

RCCOLA

Gjithashtu, u vizitua sheshi me emrin e ish presidentes së Zvicrës, si dhe lokalitete të tjera të komunës së Vitisë, që njihet si komuna me më së shumti bashkatdhetar që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër./rajonipress/