FITORJA

Telekomi drejt kolapsit, përmbaruesi i bllokon të gjitha llogaritë

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Një vendim i Përmbaruesit Privat, Flamur Bogaj, ka bërë që të i bllokojë gjitha llogaritë bankare të Telekomit të Kosovës.

Ky vendim ka bërë që Telekomi i Kosovës të shkojë drejt kolapsit.Drejtori i Financave në Telekomin e Kosovës, Feim Kelmendi, për FrontOnline, ka njoftuar se i është bllokua llogaria bankare, krahas shumë bashkëpunëtorëve dhe kolegëve të tij.

Ai thotë se nga 3 tetori, llogaritë janë të bllokuara nga përmbaruesi privat Flamur Bogaj, pas një vendimi gjyqësor që Telekomi i Kosovës ka me Kompaninë Z-Mobile.

“Ne prej datës 3 tetor i kemi llogaritë e bllokuara nga përmbaruesi privat, Flamur Bogaj, lidhur me një vendim gjyqësor me kompaninë Z-Mobile, që ka qenë. Është shumë e vështirë kjo gjendje. Kemi pasur obligime të vjetra deri tash kanë pasur mirëkuptim kreditorët, por tash janë shqetësuar dhe po interesohen dhe kemi hyrë në vonesa të pagesës së faturave. Ne kemi bërë ankesë në shkallën e dytë të vendimit” shprehet ai.

Kelmendi, potencon se me 3 tetor kanë marr vendimin, derisa kanë bërë një ankesë pas vendimit për bllokimin e llogarive bankare, por që deri më tani nuk kanë marr përgjigje.
“Me 3 tetor ka ardhë vendimi, kemi bërë ankesë në shkallën e dytë brenda afatit pesë ditor dhe janë bërë një muaj e më tepër dhe akoma s’kemi marrë përgjigje” thotë ai.

Uji Dea

Drejtori i Financave në Telekomin e Kosovës, shpreson në një vendim pozitiv nga shkalla e dytë derisa deklaron se nuk kanë mjet tjetër, nëse edhe shkalla e dytë vendos sikurse shkalla e parë, dhe se nëse kjo ndodhë, duhet pritur vendimin e Gjykatës Supreme.

“Shpresojmë se shkalla e dytë me e anulu vendimin për shkak se rasti është edhe në Gjykatën Supreme dhe po presim mos eventualisht do të vije diçka në favor tonin që me e anuluar vendimin e shkallës së parë derisa të vije vendimi i Gjykatës Supreme. Shkalla e parë nuk është dashur ta mbajë në fuqi urdhrin përmbarimor” thotë ai.

Klemendi, deklaron se nëse shkalla e dytë është refuzuese për ankesat e tyre, atëherë Telekomi i Kosovës, duhet punoj katër muaj pa kryer pagesa tjera, në mënyrë qa mbledhë shumën prej 10 milion euro, krahas vendimit përmbarimor.

“Praktikisht, kompania nuk ka më asnjë instrument në dorë derisa të mbledhet shuma e borxhit, që pretendohet nga pala tjetër, që është diku 10 milion euro. Telekomi duhet 4 muaj me i mbledhë të hyrat pa bërë asgjë tjetër, për me bërë shumën që pretendohet nga kompania” tha Kelmendi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.