ARKATANA

Telefonata e fundit e Sokol Olldashit: “… Jam keq…!

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

“Kam bërë aksident, jam keq!” Këto janë fjalët e fundit që ka thënë Sokol Olldashi, teksa automjeti i tij kishte përfunduar në greminën e Krrabës. Sinjali i fundit i jetës së tij ka shkuar në celularin e shoferit të tij, i cili në momentin e marrjes së lajmit të keq ka lajmëruar sallën operative dhe bashkë me deputetin e PD-së, Igli Cara, janë nisur në drejtim të vendit të ngjarjes me idenë për t’i dhënë ndihmën mikut të tyre, njofton sot.”Shekulli”.

Mirëpo, kur kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, automjeti nuk është parë në rrugë, ndërsa kalimtarë të rastit kanë shiquar dritat e bllokazhit të një makinë në humnerë. Derisa ka mbërritur policia, ambulancat, prokuroria, ka qenë shumë vonë.

Mobi Casa

Shumë vonë për të mbajtur në jetë Olldashin! Trupi i tij është nxjerrë rreth 1 orë e 15 minuta pas mbërritjes së policisë në vendin e ngjarjes, më pas është transportuar në drejtim të morgut.

Në vendin e aksidentit kanë mbërritur krerët e PD-së, ministri i Brendshëm, Tahiri, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dhe deputetë të opozitës. Bashkëshorten e Sokol Olldashit, Enkeledën, e ka shoqëruar deputetja e PD-së, Mesila Doda. Ishte e trishtuar. Gruaja ka përjetuar mjaft rëndë ngjarjen, ndërsa policia dhe personat e tjerë janë munduar ta qetësojnë gruan për gjendjen e tij duke i thënë se është gjallë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.