UBT

Telat dhe kabllot elektrike, rrezik për qytetarët vitias

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – Në lagje të ndryshme të Vitisë, ende nuk është bërë një zgjidhje për kabllot e shumta elektrike, e sidomos ato që janë të vendosura nëpër shtyllat e drurit.

Ky problemë është më i theksuar në rrugën “28 Nëntori”, në afërsi të Drejtorisë së Arsimit në Viti.

Qytetarët, veçmas banorët e kësaj pjese të qytetit ankohen se kabllot e shumta janë afër sipërfaqes së tokës, dhe rreziku nga to është i pa shmangshëm.

Kjo gjendje po i shqetëson banorët e rrugës “28 Nëntori” në Viti, të cilët thonë se me një pasiguri dhe rrezik të tillë, përballen tash e disa vite.

Mobi Casa

EVSB, kërkon nga organet gjegjëse, në këtë rast nga KEDS, që urgjentisht të merr masa dhe ky rrezik për qytetarët të shmanget sa më parë.

E çka nëse rastësisht këputet një kabëll, apo tel elektrik, dhe u bie kalimtarëve mbi kokë!
Rasti i lart cekur, ka të bëjë drejtpërdrejtë me sigurinë e qytetarëve, sepse këtë rrugë e frekuentojnë një numër i madh i tyre.

Përpos frekuentimit të përditshëm të banorëve të kësaj rruge, në këtë rrugë janë të obliguar në një mënyrë ta frekuentojnë të gjithë qytetarët pa dallim, sepse në rrugën e lart cekur janë të vendosura objekte me rëndësi, si:

Objekti i Komunës së Vitisë, Drejtoria e Arsimit, QRC-ja, Çerdhja e fëmijëve, dhe agjenci, apo biznese tjera.
Foto tregon sa njëmijë e një fjalë!
Andaj EVSB kërkon nga KEDS të merren masa urgjente!
Koordinatori i EVSB-së, për Komunën e Vitisë: Imri Emërllahu.