RCCOLA

Telashet e Astritit te Standardi s’kanë të sosur

/ 2 minuta lexim

Liege – Mesfushori kosovar Astrit Ajdareviq nuk u lejua të bëjë stërvitje me ekipin e parë të skuadrës belge, Sandard Liege. Kështu ka bërë të ditur të premten menaxheri i futbollistit kosovar, Miralem Jaganjac, për “voetbalnieuws.be”.

Megjithatë, ai thotë se Ajdareviq nuk do të largohet nga Standardi dhe do të luftojë për të zënë vend në ekipin e parë.

“Drejtori teknik i klubi na informoi se Ajdareviq nuk u lejua në stërvitjen e ekipit të parë. Megjithatë, ai është i lumtur në Standard”, ka thënë menaxheri i Ajdareviqit, Jaganjac.

Ajdareviq 23-vjeçar te Standard Liege u transferua gjatë korrikut të vitit të kaluar nga skuadra suedeze, Norrkoping. Me ekipin belg pati firmosur kontratë deri në qershor të vitit 2016. Edicionin e shkuar nuk luajti shumë, pasi nuk kishte marrëdhënie të mira me ish-trajnerin e Standard Liege, Mircea Rednic.

Uji Dea

Ai në 19 ndeshje me fanellën e Standardit pati regjistruar 19 paraqitje dhe pati shënuar një gol e një asistim. Por, me ardhjen e ri Guy Luzon, Ajdareviq kishte shpresuar se do të gjente veten në ekip.

“Lojtari im është nën kontratë deri në vitin 2016. Ai nuk do të largohet dhe të vazhdojë të ushtrojë me durim dhe të luftojë për vendin e tij në ekip”, ka shtuar Jaganjac.

Medimet në Belgjikë bëjnë të ditur se Ajdareviq duhet të kërkojë ndonjë skuadër tjetër, pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Luzon.

“Mesfushori 23-vjeçar duhet të shikojë për një klub të ri. Ai pati probleme edhe në edicionin e shkuar dhe mund t’i ndodhë sërish që të mos luajë shumë”, shkruan “voetbalnieuws.be”.