KKVITI

Tejkaloi pesë herë shpejtësinë derisa e incizonte veten, Zvicra dënon kosovarin

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Në tetor të vitit 2017 në Fellenbergstrasse, në mes të Cyrihut, ai ia kishte shkelur në 116 km/h, në zonën ku lejohet 50 km/h. Në aktakuzën e tij, prokurori Jürg Boll, i specializuar në krimet e shpejtësisë, shkruan për një “shpejtësi të tepruar në një zonë banimi”.

Po ai person kishte ngarë makinën përgjatë autostradës A2 në Ticino me një shpejtësi prej 230 kilometrash në orë, trasnmeton albinfo.ch. Madje, matësi (tacho) i tij i shpejtësisë, të cilin ai e kishte manipuluar, tregonte 320 km/h.

Ndërsa në autostradën A1L pranë Cyrihut, e cila ka një shpejtësi të kufizuar prej 80 km/h, ai i kishte dhënë 149 km/h. Me atë rast kosovari kishte humbur kontrollin e makinës së tij teksa ndërronte korsinë. Makina rrëshqiti dhe u përplas me pengesën mes korsive, shkruan sda.ch. Me atë rast shpëtoi pa u prekur një motoçiklist “për pak më pak se dhjetë metra”.

Ura e Cyrihut “Europa Brücke” shfaqet dy herë në aktakuzë. Njëherë, kur ai kishte shtypur fort pedalin e gazit (130 km/h në vend të 50 km/h). Ndërsa herën tjetër, kur ai kishte kaluar mbi atë urë me një shpejtësi prej prej 40 deri në 50 kilometrash në orë – por duke mbajtur këmbën e majtë, jashtë, nga dritarja e shoferit, transmeton albinfo.ch. Përveç kësaj, ai kishte vetëm dorën e majtë në timon – në tjetrën mbante celularin, me të cilin filmonte veten, ashtu si dhe në udhëtimet e tjera.

Si rrjedhojë, sipas aktakuzës, rreziku i aksidenteve me lëndime të rënda apo fatalitet ishte jashtëzakonisht i lartë. Gjyqtarja gjithashtu deklaron se vetëm “falë fatit të madh” nuk ka ndodhur asgjë. Këtë e ka pohuar edhe i akuzuari, para Gjykatës së Qarkut. “Mund të kishte ndodhur shumë.”

I riu, i cili ka qenë 26 respektivisht 27 vjeç kur kanë ndodhur shkeljet dhe ishte baba që atëherë, thotë se kishte bërë gabime dhe se ai do t’i zhbënte nëse kjo do të ishte e mundur.

Filmimet i bënte vetëm për vete, jo për t’u dukur, vazhdon të pohojë ai. “E kuptoni që e kam të vështirë ta besoj këtë”, ka reaguar gjyqtarja, duke treguar se ai madje kishte manipuluar posaçërisht shpejtësimatësin për tu dukur edhe më i shpejtë.

I akuzuari ka pranuar shtatë shkeljet e supozuara të trafikut rrugor – si dhe pretendimin për përcjelljen e një një videoje që tregonte një vetëvrasjeje – që ishte po ashtu pjesë e hetimit.

UBT

Ai dhe prokurori publik Boll kishin rënë dakord për një procedurë të shkurtuar dhe kishin përpunuar propozimin për vendimin që do të merrej, përcjell albinfo.ch. Duke qenë se vendimi është vetëm dy vjet burg, ai ka siguruar që dënimi të jetë me kusht. Kjo për faktin se vetëm në rastet kur shqiptohet dënim prej më shumë se dy vjet burg ai mund të jetë (pjesërisht) pa kusht, pra, efektiv.

Pas një diskutimi prej një ore, gjykata konfirmoi vendimin e propozuar. Kur shihen deliktet e kryera, duke përfshirë pesë shkelje të shpejtësisë, secila prej të cilave do të nënkuptonte të paktën një vit burgim, do të ishte i mundur një dënim më i lartë, është shprehur gjyqtarja. Ajo ka përmendur një dënim prej 40 deri në 44 muaj.

Megjithatë, procedura ka zgjatur shumë, dhe ka tejkaluar kërkesën për përshpejtim të saj, tha ajo. Veç kësaj, veprat janë bërë para katër vitesh e gjysmë dhe i akuzuari që atëherë nuk ka bërë asnjë shkelje. Prandaj, aktgjykimi i propozuar mund të miratohet.

Pavarësisht dënimeve me kusht me burgim dhe gjobë, ai nuk shpëton dhe aq lehtë, vazhdoi gjyqtarja, transmeton albinfo.ch. Sepse ai, ndonëse fiton vetëm afër 3000 franga në muaj, me një punë me kohë të pjesshmedhe ka borxhe mujore në rritje prej rreth 20,000 frangash aktualisht, duhet të përballojë kostot procedurale prej mbi 30,000 frangave.

Vetëm shpenzimet për tërheqjen dhe ruajtjen e makinës arrijnë në 20 mijë franga.

Kosovari, i cili së shpejti do të jetë baba edhe i fëmijës së katërt thotë: E gjitha më kushtoi shumë. Ndër të tjera u ndërpre procedura e natyralizimit (marrjes së shtetësisë zvicerane). Dhe po ashtu, patenta e shoferit i është marrë prej më shumë se dy vitesh gjë që e bën të vështirë gjetjen e punës.

Aktgjykimi i dhënë në procedurë të shkurtuar nuk mund të ankimohet.