United Hospital

Tefik Ibrahimi revoltohet me arsye, tërhiqet nga kandidatura për këshilltar komunal

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Tefik Ibrahimi njëri nga aktivistët më meritor dhe që ka dhënë kontribut në situatat më të vështira për degën e AKR-së në Gjilan, është tërhjekur nga kandidatura për këshilltar komunal me arsyetimin se është radhitur i 5 në listë e jo bartës i listës ashtu siç është dashur të veprojë AKR-ja.

Tefik Ibrahimi përmes një njoftimi në rrjetet sociale ka njoftuar simpatizantët e tij të AKR dhe anëtarësinë e AKR-së se është tërhjekë nga kandidatura për këshilltar komunal.

Lexojeni të plotë Njoftimin e Tefik Ibrahimit dhe arsyetimin e tij

Jam anëtar i AKR qe nga viti 2009. Në zgjedhjet Komunale më 2009 me votë të popullit jam zgjedh asambleistë. Në zgjedhjet komunale më 2013 në Liste me nr 5 kam qenë më i votuari në degë. Po për shkak të defekteve ligjore shkon bartësi i Listës dhe një femër.

Në zgjedhjet Parlamentare më 2014 nga 5 kandidat nga Dega e Gjilanit unë kam qenë më i votuari!!
Para disa ditësh me shkrim i kam dërguar Kryesisë dhe Presidentit Pacollit, Kandidaturën për Bartës të Listës për zgjedhjet e 22 Tetorit.

Uji Dea

Për habi time përkundër fakteve që i përmenda më lart e të cilat janë shkruar në kërkesë dhe faktit që unë Degën e AKR në Gjilan e kam udhëheq në kohën më të vështirë Behgjet Pacolli dhe Kryesia Qendrore refuzojnë Kandidaturën time dhe më radhitin me nr 5 në Listë.

Të zgjedhet bartës i Listës Ismet Hajdini personi që kurrfarë rezultati nuk ka dhënë në Degë, personi që Kryesinë e Degës e ka përqa dhe bërë pikë e pesë, personi që në zgjedhje parlamentare ka marr mbi 700 vota dhe në vend që të kërkohet dorëheqja e tij Presidenti dhe Kryesia qendrore e shpërblejnë.

Këso vendime absurde mund të merren veç në AKR. Nga një kryesi që përveç për vetveten jashtë, nuk ka kurrfarë autoriteti!!

Andaj në këtë situatë nuk dua që sikur në Zgjedhjet e vitit 2013 unë të mbledhi vota e të pamerituarit të fitojnë!!

Juve simpatizantëve të mijë ju faleminderit që përherë dhe gjithmonë keni pas besim te unë dhe më keni votu e përkrah. Kësaj here nuk dua të ju lodhë ka shkruar Tefik Ibrahimi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.