Mobi Casa

Tefik Ibrahimi ia mësynë Gjykatës Kushtetuese, zhgënjehet nga PZAP

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Tefik Ibrahimi pasiqë ka marrë përgjigje negative nga PZAP, nga Gjykata Supreme e Kosovës ku ka marrë një përgjigje negative dhe shumë joprofesionale dhe të mangët si dhe pasi Avokati i Popullit nuk ka ndërmarrë asnjë hap pritet t`i dorëzohet me një kërkesë Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Tefik Ibrahimi i zhgënjyer nga institucionet kryesore që merren me procesin zgjedhor, ka vendosur që t`i drejtohet Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Ibrahimi tha se kërkesa e tij lidhet me vlerësimin e kushtetutshmërisë së dispozitave ligjore të nenit 7, paragrafi, 5 të Ligjit nr. 03/L-072 për zgjedhjet lokale në Republikën e Kosovës, se a është në harmoni me nenin 45, paragrafi 1 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Ibrahimi thotë se ka qenë kandidat i AKR për këshilltar Komunal për Kuvendin Komunal të Gjilanit në Zgjedhjet e 3 nëntorit 2013. “Në subjektin tim politik kam qenë më i votuari me 302 vota. KQZ nga AKR dega në Gjilan përzgjedh padrejtësisht dy kandidat tjerë: Kandidatin e parë në Listën e Kandidatëve (bartësin e Listës) të cilit KQZ ia dhuron votat e të gjithë kandidatëve tjerë në listë dhe një kandidate femër me gjithsej 69 vota” ka sqaruar Ibrahimi.

Mobi Casa

Ibrahimi konsideron se i është bërë një e padrejtë e madhe dhe kjo është arsyeja kryesore që do t`i drejtohet Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Ibrahimi tha se tani të gjitha mjetet juridike janë shtjerrë pasiqë nga PZAP dhe nga Gjykata Supreme e Kosovës ka marrë përgjigje negative dhe shumë joprofesionale dhe të mangët. Edhe Avokati i Popullit në këtë drejtim nuk ka ndërmarrë asnjë hap.

Ibrahimi thotë se KQZ duke e zbatuar këtë Ligj abuzon dhe diskriminon votën dhe vullnetin e qytetarit. “Në zgjedhjet e fundit vota u ruajt me polic, prokuror dhe gjykatës mirëpo na del tani ligji dhe KQZ që abuzon me votën e qytetarit” thotë Ibrahimi./rajonipress/