Fundamenti

Teatri i Gjilanit do të përfaqësohet me shfaqjen “a.y.l.a.n” në Festivalin prestigjioz të Polonisë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Teatri profesionist i Gjilanit do të përfaqësohet me shfaqjen “a.y.l.a.n” në Festivalin prestigjioz të Polonisë – Kontrapunkt, edicioni i 56-të.

Ftesën për pjesëmarrje në një festival ndërkombëtar evropian e ka quajtur historik, Alban Hyseni.

“Është datë historike për teatrin e qytetit sepse është hera e parë që marrin pjesë në si trup teatrale në Festival ndërkombëtar. Kësaj radhe Teatri i Gjilanit është i ftuar në Poloni që të marrë pjesë me shfaqjen “a.y.l.a.n”. Iu dëshirojmë shumë suksese”, ka thënë Hyseni, në një konferencë për media.

Ai ka shfaqur zotimin për mbështetjen e vazhdueshme institucionale ndaj Teatrit dhe aktorëve.

Hidromorava

Drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kushtrim Zeqiri, tha se pjesëmarrja e trupës teatrore në këtë Festival, i bënë nder Gjilanit si qytet i kulturës.

Kurse, drejtori i Teatrit të qytetit, Erson Zymberi, pasi e falënderoi kryetarin Hyseni për mbështetjen e ofruar, tha se pjesëmarrja në këtë Festival me shfaqjen “a.y.l.a.n”, e cila trajton problemin e refugjatëve, do të jetë interesante nga debati që mund të nxitet pas shfaqjes.

Aktorët e shfaqjes “a.y.l.a.n” do të udhëtojnë në Poloni më 24 prill./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.