Të zgjidhet edhe problemi i Kosovës Lindore

Gjilan – Tani që përfunduan negociatat Kosovë-Serbi, ne “Vatra”, kërkojmë që të mbahet një raund i ri bisedash mes Prishtinës e Beogradit, për zgjidhjen edhe të problemit Shqiptar në Kosovën Lindore, pasi që kjo pjesë nuk ishte përfshire në bisedimet e mëhershme.
Përderisa nuk diskutohet në nivel ndërkombëtar (e të jenë garantuese BE-ja dhe SHBA-të) për gjetjen e një zgjidhje të pranueshme për popullatën e kësaj pjese, këtu perspektivë, drejtësi, por edhe qetësi nuk do të ketë!
Problemet Shqiptaro-Serbe nuk mund të llogariten të mbyllura, gjersa të mos zgjidhet edhe statusi i Shqiptarëve në Kosovën Lindore thuhet në reagimin e Vatrës./rajonipress/