ARKATANA

Të zgjerojmë debatin mbi migracionin

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kur përmendim temën e migrimit, nuk mund të mos kujtojmë fjalinë e famshme të Max Frisch-it: “Ata kërkonin krehër dhe iu erdhën njerëz”. Sfondi i këtij mendimi mbetet i rëndësishëm në kontekstin politik aktual mbi migracionin sot në Zvicër. Çfarë thonë dy palët, të cilat do të ballafaqohen gjatë votimeve të 9 shkurtit mbi iniciativën e SVP/UDC-së? Duke u mbështetur në shifra, njëra çmon përfitimet e migracionit me një vlerësim kryesisht ekonomik ndërsa tjetra e prezanton ate sikur një kërcënim për sigurinë dhe demografinë e vendit.

Në fakt, është interesante të theksohet se debati për migracionin në këtë vend është i thurur me përsëritje historike: thirrjet për punësim të të huajve për të plotësuar nevojat ekonomike shpeshherë përcillen me presione të opinionit publik, duke bërë thirrje për masa më shtrënguese ndaj politikave të pranisë së migrantëve. Shqetësues është fakti se ky debat nuk duket të ketë ndryshuar.

Ne e dimë mirë se çështjet në qendër të bisedave politike mbi imigracionin janë të natyrës ekonomike, financiare ose identitare. Megjithatë, pa rënë në engjëllizëm apo naivitet, është e dobishme të nxjerrim në pah aspekte të tjera që logjikisht duhet të ushqejnë debatin në lidhje me migracionin.

Në faktm ne besojmë në ndikimin pozitiv të migrimit në demografi, por gjithashtu edhe në krijimtarinë kulturore, në performancat sportive, në progresin shkencor, në jetën fetare, në pasurinë e kuzhinës ose në imazhin si dhe në rrezatimin e Zvicrës jashtë vendit.

Mobi Casa

Prandaj, është koha për të ndryshuar perceptimin tonë të migracionit, duke ndërprerë vlerësimin e tij të përsëritur si një burim i problemeve dhe ta shohim ate më tepër si një pjesë integrale të identitetit bashkëkohor të Zvicrës, pra të një vendi i cili është në rrugë të metropolitizimit.

Edhe pse zviceranët çdo ditë përjetojnë laraminë ndërkulturore, një mosbesim paraqitet menjëherë kur bëhet fjalë për migracionin. Ky reagim vjen pjesërisht nga inkuadrimi politik dhe mediatik i debatit, i cili shpesh mbetet i burgosur me arsyetime ekonomike apo të atyre që cenojnë sigurinë. Kjo tregon nevojën për të filluar të menduarit në një perspektivë më të gjerë, qoftë në aspektin e sfidave apo të përfitimeve që rezultojnë nga imigracioni.

Në këto biseda duhet të mbajmë në mend se kur ne japim shifra mbi migrimin, jemi gjithashtu duke folur për njerëz. A nuk thoshte Jean- Paul Sartre se “migranti është fillimisht një njeri që të tjerët e marrin për migrant”.

Artikull i botuar në “ 24Heures ”, më 18-19 janar 2014
Dr. Bashkim Iseni, drejtor i platformës Albinfo.ch

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.