Hidromorava

Të vishemi sipas Dona Matoshit

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Një veshje ‘shik’ dhe në kontekst me të rejat që sjell bota e modës, është bërë domosdoshmëri për të gjithë në vend. Por, siç thekson edhe kreatorja e modës Dona Matoshi, asgjë nuk duhet ta komplikojmë në mënyrë që të dukemi sa më bukur në syrin e tjetrit…

Me ardhjen e ditëve të nxehta, për të gjithë, e veçanërisht për femrat, është shtuar edhe nevoja për një veshje të bukur e me stil gjatë daljeve. Dhe karshi trendëve, edhe kreator të modës në vend këshillojnë për një kujdes të veçantë në dukje.

Kështu ka theksuar për Tribuna edhe Dona Matoshi, kreatorja e shumë këngëtareve në vend, ndërsa si fillim ka bërë thirrje për thjeshtësi. “Rekomandoj sa me shume thjeshtësi, të kombinuar me detaje si lëkura dhe zinxhirë të ngjitur në veshje. Por, gjithmonë duhet pasur kujdes dhe të mos komplikohen veshjet”.

Kontrasti i bën femrat më të guximshme

Eco Higjiena

Kreatorja e njohur ka këshilluar edhe për veshjet që duhet të dominojnë gjatë pranverës, ndërsa ka treguar edhe ngjyrat e duhura për muajt që na presin. “Gjatë pranverës, do të jenë në trend dhe të përshtatshme, ngjyra e zezë dhe ajo bezhe. Ndërkaq, gjatë ditëve të nxehta verore edhe këtë vit do të jenë në trend ngjyrat e ndezura “neon” dhe ngjyra e bardhë. Nuk e rekomandoj shumë kombinimin. Kontrasti është ai që e bën një femër të duket e guximshme dhe me shije”.
Duke, veçuar fustanet edhe për këtë vit, Matoshi ka theksuar se fustanet deri nën gjunjë do të jenë mahnitës. “Nuk do të ketë dallime. Fustanet deri nën gjunjë do të jenë mahnitëse. Por, nuk anashkalohen assesi pantallonat e stilit “Boyfriend”, të cilët kanë një stil të veçantë dhe mund të duken ‘shik’”.
“Për një natë me shoqëri, do të rekomandoja ndonjë xhaketë me dekolte të hapur dhe farmerka të stilit “Boyfriend”, ose, xhaketë lëkure të kombinuar me fund deri nën gjunjë. Natyrisht, të gjitha këto të kombinuara me një palë taka të bukura”, ka shtuar Dona, ndërsa ka treguar për veshjen trendi gjatë daljeve mbrëmjeve.

Meshkuj, pak më shumë kujdes në veshje…

Kreatorja ka shfaqur kënaqësinë e saj kur është në pyetje trendi i vajzave në vend, ndërsa siç ka theksuar ajo, meshkujt lënë për të dëshiruar kur është në pyetje interesimi i tyre për modën. “Të them të drejtën, vajzat tek ne janë në hap me modën. Më vjen mirë, që ka kaq shumë vetëdijesim dhe interesim në këtë aspekt. Pa dallim moshe, shumica e femrave kosovare kanë stil. Më vjen keq që nuk mund ta them të njëjtën gjë si për femrat, edhe kur janë në pyetje meshkujt. Meshkujt tek ne janë shumë të pa interesuar për stil dhe në përgjithësi për modën. Ka të rrallë që e përcjellin atë çka është trendi dhe që duken me klas. Duhet që edhe meshkujt të largojnë komplekset dhe të përkushtohen më shumë në veshje”, ka shtuar për fund ajo, ndërsa ka njoftuar se më së miri se si duhet të vishemi, mund ta mësojmë përmes sfilatës që ajo do të sjell dhe kreacionet e reja. “Me datën 15 mars të këtij viti, do të prezantoj koleksionin tim të ri pranverë-verë 2014, ku të gjithë të interesuarit do të kenë mundësi të njihen me trendët për këtë vit”./tribuna/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.