Mobi Casa

Të verbrit tregojnë aftësitë e tyre edhe në shah

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Shoqata e të verbërve të Kosovës në bashkëpunim edhe me shoqatat e tjera komunale kanë organizuar të dielën në Gjilan aktivitete shahu në kuadër të javës “Shkopi i bardhë”. Ky aktivitet po mbahet në Gjilan derisa Bujar Kadriu kryetar i shoqatës në qendër tha për rajonipress se po marrin pjesë mbi 22 garues nga e tërë Kosova.

Mbi 22 garues shqiptarë e serb nën organizimin e aktiviteteve të javës “Shkopi i bardhë” po tregojnë aftësitë e tyre edhe në shah.

Bujar Kadriu kryetar i Shoqatës së të verbërve tha për rajonipress se aktiviteti është njëditor dhe në te po marrin pjesë mbi 22 garues. Ky aktivitet sipas Kadriut është garues dhe ndahen edhe kupat për vendet e para.

Mobi Casa

Kadriu tha se tani me implementimin e ligjit mbi të verbrit tretmani institucional është shumë i favorshëm.

Edhe Radovan Jakovljeviq nënkryetar i shoqatës së të verbërve tha se qëllimi i këtij aktiviteti është njohja dhe integrimi i të gjitha komuniteteve në jetën institucionale të Kosovës.

Ndryshe ky aktivitet ndihmohet dhe financohet nga Komisioni Evropian./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.