Të veprojmë edhe në Medvegjë si në Bujanoc

Gjilan – Shqiptarët e Medvegjës duhet të jenë syçelë, dhe të shkojnë atë ditë për të përmbushur obligimin e vet qytetar dhe mbi të gjitha kombëtar.
Edhe shoqata “Vatra” ka kërkuar mobilizim nga të gjithë shqiptarët që dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhjet e 24 qershorit për kryetar të Medvegjës.
Në një prononcim të Vatrës rreth këtyre zhvillimeve thuhet se më datën 24 qershor në të gjitha vendvotimet në Medvegjë do të votohet për Këshilltarët e Asamblesë Komunale.
Prandaj Shoqata ,,Vatra” i bënë thirrje të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Medvegjë dhe qytetarëve të dëbuar me të drejtë vote që jetojnë në Kosovë, ditën e zgjedhjeve të 24 qershorit të dalin sa më masovikisht në zgjedhjet komunale.
Shqiptarët e Medvegjës duhet të jenë syçelë, dhe të shkojnë atë ditë për të përmbushur obligimin e vet qytetar dhe mbi të gjitha kombëtar.
Andaj, ftohen të gjithë qytetarët e Medvegjës që më 24 qershor 2012 e diel të jenë në vendvotimet e tyre dhe të votojnë për të ardhmen e Medvegjës.
Të votohet për një Medvegjë ku do të qeverisin partitë Shqiptare. Gjithashtu, është koha e fundit që ta shpëtojmë Medvegjën, dhe një herë e mirë t`i tregojmë regjimit Serb, se edhe Medvegja, si Bujanoci dhe Presheva është shumicë Shqiptare thuhet në reagimin e Vatrës të nënshkruar nga Shkëlzen Agaj./rajonipress/