UBT

Të trajnuara për të vrarë

/ 5 minuta lexim
Eco Higjiena

Femrat kanë shërbyer krahas meshkujve në radhët e forcave tokësore të forcave paramilitare, të cilat i paraprinë themelimit të Izraelit si shtet, në vitin 1948. Gjatë 25 viteve në vijim, ato kryesisht kanë kryer rolin e administratoreve, asistenteve mjekësore apo trajnueseve.

Pika e madhe e kthesës ndodhi në vitin 1995, kur një femër e quajtur Alice Miller i dërgoi një peticion Gjykatës Supreme, me qëllim që ti mundësohet qasje në një shkollë të trajnimit për pilot. Femra e parë në këtë shkollë diplomoi në vitin 1998.

Një nga kolegët e saj ishte vrarë, ndërsa automjeti i saj ushtarak po sulmohej me armë zjarri. Ajo vërejti njërin prej sulmuesve-njërin nga tre personat e armatosur, të cilët kishin hyrë nga Egjipti në territorin e Izraelit. E frikësuar se ai po synonte të ndërmerrte një sulm vetëvrasës, ajo shkrepi dy plumba në drejtim të kokës së tij.

“Në momentin kur del ballë për ballë, në atë moment nuk mendon dy herë”, thotë ushtarja, e cila në bazë të rregullave ushtarake mund të identifikohet vetëm si S.. “Nuk ka hapësirë për ngurrim dhe nuk ka hapësirë për gabime”, theksoi ajo në intervistën dhënë portalit izraelit, Ynet.

Mediet në Izrael shembullin e S. e përmendën si një dëshmi se integrimi i femrave në role luftarake ka qenë i suksesshëm. Por të nesërmen, rrëfimi mori një kahje tjetër: një femër tjetër në njësi, e cila nepërmjet radiolidhjes kishte njoftuar për sulmin, ishte fshehur prapa disa shkurreve për një orë e gjysmë, përderisa kolegët e saj kishin menduar se ajo ishte rrëmbyer apo ishte vrarë.

Në momentin kur SHBA-ja po ndërmerr hapa, për të integruar femrat në role luftarake, disa zyrtarë kanë hedhur shikimin kah Izraeli, shtet ky i cili në letër ka një ndër ushtrinë më neutrale në botë sa i përket barazisë gjinore. Por rasti në afërsi të Malit Harif, në shtator të vitit të kaluar, nxjerrë në sipërfaqe disa prej realiteteve komplekse prapa politikës së forcave të armatosura të Izraelit, ku rrallë ndodhë që femrat ushtare të vriten apo të vrasin dhe ka ende pikëpyetje sa i përket gatishmërisë së tyre për të luftuar.

Përderisa mbi 92 për qind të vendeve të punës në radhët e forcave të armatosura mbesin të hapura për femra-ka pilote, oficere të këmbësorisë, kapitene të anijeve dhe drejtuese të automjeteve ushtarake-vetëm tre për qind prej tyre shërbejnë gjatë aksioneve ushtarake.

“Ushtria në të vërtetë nuk është e hapur. Ajo nuk kanë hapur shtegun e duhur për femrat, të cilat mund të paraqiten vullnetare për të marrë pjesë në aksione luftarake”, thotë Jehuda Segev, një gjeneral në pension, i cili në vitin 2007 kryesoi një Komitetit për femrat në ushtri.

UBT

Megjithatë, rreshtorja Avital Leibovich, deklaroi se ushtria me të vërtetë ka bërë një revolucion, që nga koha kur ajo i është bashkuar radhëve të saj para dy dekadave, kur pjesa më e madhe e ushtareve femra kanë shërbyer në fushën e shërbimeve humane apo në funksione edukuese. Sot, rreth një e treta e rreshterëve në radhët e forcave të armatosura janë femra. “Kemi një numër gjithnjë e më të madh të femrave nëpër batalione apo brigada”, thotë Leibovich, e cila është zëdhënëse e forcave të armatosura.

Femrat kanë shërbyer krahas meshkujve në radhët e forcave tokësore të forcave paramilitare, të cilat i paraprinë themelimit të Izraelit si shtet, në vitin 1948. Gjatë 25 viteve në vijim, ato kryesisht kanë kryer rolin e administratoreve, asistenteve mjekësore apo trajnueseve, por pas luftës së Yom Kipurit, në vitin 1973, ato filluan të shërbejnë edhe si këshilltare për lufte dhe oficere.

Pika e madhe e kthesës ndodhi në vitin 1995, kur një femër e quajtur Alice Miller i dërgoi një peticion Gjykatës Supreme, me qëllim që ti mundësohet qasje në një shkollë të trajnimit për pilot. Femra e parë në këtë shkollë diplomoi në vitin 1998.

Gjatë luftës mes Izraelit dhe Hezbollahut, në vitin 2006, një mekanike femër e forcave ajrore humbi jetën pas rrëzimit të një helikopteri.

Njësia kryesore luftarake e femrave është Caracal, e emëruar me emrin e një mace të shkretëtirës, e cila duket e njëjtë, pa marrë parasysh se a është mashkull apo femër. Që nga themelimi në vitin 2000, kjo njësi, e përbërë prej dy të tretave nga femra, ka ruajtur kufijtë e Izraelit me Egjiptin dhe Jordaninë dhe ishte njësia e përfshirë në episodin që ndodhi në Malin Harif. Përderisa pjesa më e madhe e ushtareve femra shërbejnë dy vjet, nga femrat në njësinë Caracal kërkohet që të shërbejnë tri vjet, sa shërbejnë edhe meshkujt në këtë njësi.

Arielle Werner, 21 vjeç, e cila është rritur në Minnesota, SHBA dhe ka shkuar në Izrael, me qëllim që ti bashkohet njësisë, thotë se rekrutet femra i nënshtrohen të njëjtit regjim të trajnimit si meshkujt.

“Ekziston një trysni e madhe ndaj femrave, për të dëshmuar se ne mund të jemi po aq të suksesshme sa edhe meshkujt. Gjithmonë ekziston pyetja se a mund të shpërbëhet kjo njësi, nëse ne nuk kemi paraqitje të mira. Por ata deri me tani nuk janë kërcënuar me shpërbërje të njësisë”, nënvizon Werner.