UBT

Të shtrenjtët ‘Minatorë’

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

I takojnë gjeneratës kur muzika është dëgjuar e ndjerë. Andaj zbrazësia që ata kanë lënë në skenën shqiptare çdo ditë e më shumë po len gjurmët e saj. Rok bendi ‘Minatori’ ndonëse prezent kohë pas kohe nëpër mbrëmje të ndryshme, ka vjet që s’kanë sjell në skenë një këngë të re.

Ani pse kërkesat për rikthimin e tyre janë të shumta, solisti i ‘Minatorit’, Naser Gjinovci ka bërë të ditur për Tribuna, arsyet e mos pranisë së tyre në skenë. “Ka kohë që po flasim të vijmë me diçka të re. Por përveç dashurisë për muzikën, ne të gjithë punojmë, dhe secili nga ne, kemi përgjegjësit publike. Dhe kjo pak e penalizon punën tonë në art”.

Fundamenti

Gjinovci ka treguar se për të qenë i mirë në muzikë, duhet përkushtim maksimal. “Jemi të ndarë në dy aspekte. Në njërën anë puna që sot e bëjmë e në anën tjetër nëntë albume dhe 2700 koncertet. Dhe kjo automatikisht rrit kriteret. Ndërsa për t’u rikthyer si duhet në skenë nevojitet përkushtim maksimal. Muzika është si dashuria. Të kërkon 100 për qind”, ka shpjeguar këngëtari.(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.