Të shtëna me armë në Gjilan, arrestohet një person – sekuestruan 5 armë dhe 293 fishekë
Gjilan – Një person është arrestuar në Gjilan nën dyshimin se ka shtënë me armë zjarri, ndërsa gjatë kontrollit në posedim të tij janë gjetur dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme armësh dhe municioni.
Sipas të dhënave të rastit, i dyshuari, shtetas kosovar, dyshohet për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, si dhe përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm.
Gjatë kontrollit, autoritetet kanë sekuestruar: dy pistoleta, tri pushkë gjuetie, 293 fishekë, gjashtë gëzhoja.
Pas procedurave fillestare, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar, ndërsa rasti do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt.
Autoritetet pritet të ndërmarrin veprimet e mëtejshme hetimore për të sqaruar rrethanat e të shtënave dhe posedimit të armëve./rajonipress/


