Hidromorava

Të rritet kuota e pranimit të studentëve nga Kosova Lindore

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Parlamenti i Studentëve (UP), Shoqata e të Shpërngulurve nga Kosova Lindore “Vatra”, Unioni i Studentëve Pro Europian, Këshilli i Studentëve – Gjilan kërkojnë nga Ramë Buja që të rritet numri i studentëve të pranuar nga Kosova Lindore.

Këto shoqata dhe asociacione studentore në një letër zyrtare drejtuar Ramë Bujës dhe në bazë të vlerësimit të gjendjes dhe kërkesave nga studentët dhe institucionet që përfaqësojnë qytetarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, kërkojnë që në degët e fakulteteve të UP-ës, Edukim, Juridik dhe Ekonomik në Gjilan të rriten kuotat për pranimin e studentëve nga Lugina e Preshevës.

Ne kërkojmë që të respektohet vendimi i mbledhjes së fundit të Senatit të UP-së i datës 11.07.2012, që parasheh aktivizimin e programeve të fakultetit të Edukimit në Gjilan , Histori dhe Gjeografi me Edukatë Qytetare, për arsye se përkon direkt me kërkesat dhe nevojat e qytetarëve të kësaj pjese (luginës së Preshevës) Anamoravës në përgjithësi.

Fundamenti

Këto kërkesa janë të kahershme dhe si të tilla i kontribuojnë mundësive dhe kujdesit të qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës për qytetarët shqiptarë të luginës së Preshevës, andaj apelojmë që të aprovohen këto kërkesa sa më parë, para se ato të ndërrojnë formë thuhet në kërkesën e këtyre shoqatave.

Përfaqësuesit e këtyre katër institucioneve kanë pasur një takim edhe me dy këshilltarët e Ramë Bujës, zotin Ragip Gjoshi dhe Ilmi Ramadani e të cilët është dashur të kthejnë një përgjigje zyrtare, por pas tentimeve tona të vazhdueshme këta zyrtarë nuk janë përgjigjur fare thanë Irfan Veseli e Kushtrim Kadriu përfaqësues të këtyre shoqatave./rajonipress/