Mobi Casa

Të rriten masat në trafik për të parandaluar aksidentet në Kamenicë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi mbanë mbledhje, diskutohet për sigurinë e qytetarëve të Kamenicës.

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi ka mbajtur mbledhjen e rregullt për vitin 2022.

Në këtë mbledhje kanë marrë pjesë Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, Komandanti i Policisë, Florim Klaiqi, Përfaqësuesi i Bashkësisë Islame, Bujar Fera, Drejtori i Arsimit, Afrim Dervishi, zyrtarja nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, Florentina Kryeziu, Koordinatorja e NjKDNj-së Nazmije Demolli-Kastrati, Zyrtarja për Barazi dhe Çështje Gjinore, Teuta Kastrati, psikolog, përfaqësues të OJQ-ve dhe të tjerë.

Gjatë takimit është diskutuar lidhur me sigurinë e qytetarëve posaçërisht tani në kohën kur fluksi i mërgimtarëve rritet, për sigurinë në shkolla si dhe problemet e tjera me të cilat përballen qytetarët.

Uji Dea

I pari i komunës ka kërkuar nga Komandanti Klaiqi që të rriten masat në trafik lidhur me parandalimin e aksidenteve.

Ndër të tjera lidhur me sigurinë në shkolla u kërkua që të krijohet ekipë e veçantë për evidentimin e rasteve të mundshme që cenojnë integritetin e nxënësve.

Po ashtu është diskutuar edhe plani i punës së KKSB-së si dhe arritja e objektivave për aktivitetet e këtij Këshilli./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.