Eko Higjiena

Të rishikohet tenderi i autostradës Prishtinë-Shkup

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Tenderi për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Shkup ku fituese është shpall konsorciumi “Bechtal&Enka” duhet të hetohet dhe të rishqyrtohet. Kështu kërkojnë njohës të ekonomisë, pas lajmit se ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Christopher Dell, është punësuar në kompaninë amerikane “Bechtel”.

Profesori i ekonomisë, njëherësh hartues i njërit prej projekteve të autostradës Merdare- Morinë, Halim Gjergjizi, ka thënë se tenderi Prishtinë-Shkup duhet shqyrtohet nëse ka pas parregullsi në këtë tender. “Ka institucione që i trajtojnë problemet e konflikteve të interesit. Duhet të rishikohet kontrata dhe këto nuk janë projekte të lira, janë të shtrenjta. Duhet të shikohet interesi publik. Interesi publik para se gjithash duhet të merret parasysh, ngase të gjitha këto mjete paguhen nga taksapaguesit”, ka thënë Gjergjizi.

Në garë për të marrë përsipër ndërtimin e kësaj autostrade ka qenë edhe kompania Austriake ‘Strabag’.

FIDANISHTJA

E përfaqësuesit e biznesit austriak në Kosovë nuk kanë dashur të komentojnë lidhur me mundësinë e rishikimit të kësaj kontrate.

Vjosa Huruglica nga Oda Austriake në Kosovë ka thënë se nuk kanë informacione nëse ka pasur ndikime diplomatike në përzgjedhjen e kompanisë fituese “Bechtel&Enka” . /Tribuna/Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.