UBT

Të rinjve “pa letra” u lejohet shkollimi profesional

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Tash e tutje të rinjtë pa letra (Sans Papieres) do të kenë të drejtë të ndjekin shkollat profesionale (për zanat). Ndryshimi i bërë i rregullores përkatëse hyn në fuqi më 1 shkurt 2013 dhe ai parasheh që të rinjtë të cilët kanë gjetur ndonjë vend në shkollën për zanat dhe kanë ndjekur shkollimin fillor së paku 5 vite në Zvicër, e zotërojnë mirë njërën nga gjuhët e vendit dhe janë të integruar mirë, kanë të drejtë të bëjnë kërkesë për leje qëndrimi në Zvicër deri në përfundim të shkollimit në fjalë.

Këto kërkesa do të shqyrtohen nga kantonet dhe, në rast se vlerësohen pozitivisht përcillen në Entin Federal për Migracion.

Lidhur me këtë procedurë të re, Komisioni Federal për çështje të migracionit (EKM) kërkon nga kantonet që t`i shqyrtojnë sa më shpejtë kërkesat në fjalë.

EKM përshëndet këtë ndryshim pasi që ai u ofron të rinjve që nuk janë vetë përgjegjës për qëndrimin ilegal të tyre në Zvicër, një shans për të ardhmen.

Mobi Casa

Duke filluar nga viti 1990 fëmijët Sans Papieres kanë të drejtë të ndjekin shkollimin. Por, pas përfundimit të shkollimit te detyruar (fillor) atyre u lejohej vetëm gjimnazi por jo edhe shkollat profesionale (zanatet). Me ndryshimin e fundit, atyre u hapet edhe kjo derë.

EKM druan se dhënia e lejes përkatëse të qëndrimit mund të ndryshojë nga kantoni në kanton. Madje, 11 kantone gjatë procedurës së miratimit e kanë hedhur poshtë këtë ndryshim të rregullores. Për Por, në frymën e barazisë së shanseve nuk guxon të ketë ndryshime në trajtim vetëm nga fakti se dikush jeton në një kanton tjetër.

Nga ana tjetër, në nivel federal është shprehur gatishmëria që kërkesat e të rinjve sans papieres për mësimin e zanatit të trajtohen me prioritet.

Rreth asaj se ku duhet bërë kërkesën, cilat janë rreziqet dhe sa zgjat një procedurë, EKM ka vendosur në faqen e saj të internetit një numër udhëzimesh praktike që do t`u shërbejnë të rinjve të interesuar dhe punëdhënësve të tyre, shkuan EKM në një njoftim të saj për medie.(albinfo)