Të rinjtë vitias njihen me rreziqet që shkaktohen nga mos përshtatja e shpejtësisë në Komunikacion
Viti – Organizuar nga Qendra Rinore-Viti në bashkëpunim me Këshillin e Veprimit Rinor Lokal të premten në Viti është mbajtur një takim me Policin e Kosovës.
Gjatë këtij takimi është diskutuar mbi Rreziqet që shkaktohen nga mos përshtatja e shpejtësisë ne Komunikacion në veçanti edhe mbi rastet e tilla që përfundojnë me fatalitet.
Gjatë këtij takimi është kërkuar nga pjesëmarrësit në komunikacion në veçanti grup moshës së re që të jenë më të vëmendshëm në komunikacion./rajonipress/

