Të rinjtë pikturojnë në ambient të hapur
Gjilan – Të rinjtë e organizatës “Gilan” kanë pikturuar në ambient të hapur në platon e teatrit të qytetit. Bujar Haziri tha se të rinjtë kanë sprovuar vetën me njohurit që kanë nga kjo lëmi.
Aktiviteti i javës së rinisë ka nisur të mërkurën me hapjen e ekspozitës tradicionale për artistët e rinj.
Ndryshe i titulluar “Java e Rinisë 2012” , drejtoria për kulturë, rini e sporte ka paraparë aktivitete të ndryshme kushtuar të rinjve, artistëve dhe sferës së trashëgimisë kulturore.
Në ditën e dytë (e enjte) të rinjtë e organizatës “Gilan” kanë pikturuar në hapësira publike. Piktorët e ardhshëm kanë pikturuar lirshëm dhe kanë demonstruar aftësitë e tyre. Bujar Haziri zyrtar për rini tha se të rinjtë përmes kësaj forme kanë sprovuar vetën me njohurit që kanë nga kjo lëmi./rajonipress/