FIDANISHTJA

Të Rinjtë në Agrobiznes, Lutfi Haziri nënshkruan kontratat me tetë përfitues të nën-granteve, priten të përfitojnë edhe 50 të tjerë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në kuadër të projektit “Të Rinjtë në Agrobiznes”, ka nënshkruar sot kontratat me tetë përfitues të nën-granteve, të cilët janë biznese ekzistuese dhe fillestare të udhëhequra nga të rinjtë.

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se qëllimi i këtij projekti është që të krijojnë pavarësi në punë për të rinjtë.

Fundamenti

“Qëllimi i programit tonë është që tetë përfituesit e parë vërtetë të dëshmoni sukses. Fokusi kanë qenë të rinjtë, e në veçanti vajzat. Po e konfirmoj se së shpejti do të përfitojnë edhe 50 të rinj të tjerë nën-grante, në mënyrë që të krijojmë pavarësi në punë. Ju jeni gjenerata e cila duhet ta kuptoni që e ardhmja në regjionin tonë është bujqësia, toka dhe prodhimi. Tashmë puna është lehtësuar shumë dhe tregu është më i madh si regjion i madh. Urime e suksese në punë”, ka thënë Haziri.

Përndryshe, Haziri ka nënshkruar kontratat me Xhan Ismaili, Adonis Jonuzi, Qëndrim Kadriu, Ermira Bajrami, Labinota Hoxha, Kadri Rahimaj, Ferdeze Rexha dhe Ardit Syla./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.