Të rinjtë kundër diskriminimit në shoqëri
Gjilan – Veton Nevzadi, drejtor në Drejtorinë për Rini, Kulturë dhe Sport ka vënë në pah se komuna dhe Kosova si shtet i ri kanë nevojë ende për projekte të këtij karakteri për arsye të ndikimit pozitiv që kanë tek perceptimi i të rinjve për çështjet të cilat ndërlidhen më diskriminimin në shoqëri.
OJQ Aksioni kundër dhunës dhe ndërtimi i paqes (ANP-Gjilan) ka organizuar Konferencën përmbyllëse të projektit “Rrjetëzimi regjional i të rinjve kundër diskriminimit në Ballkanin Perëndimor“.
Nexhat Ismaili, përfaqësues i kësaj organizate në praninë e të rinjve gjilanas që ishin pjesë e këtij projekti ka bërë prezantimin e të arriturave të projektit, e në mënyrë të veçantë efektet të cilat ka krijuar ky projekt në funksion të luftës kundër diskriminimit jo vetëm në Kosovë , por edhe në rajon.
Veton Nevzadi, drejtor në Drejtorinë për Rini, Kulturë dhe Sport ka vënë në pah se komuna dhe Kosova si shtet i ri kanë nevojë ende për projekte të këtij karakteri për arsye të ndikimit pozitiv që kanë tek perceptimi i të rinjve për çështjet të cilat ndërlidhen më diskriminimin në shoqëri.
Nevzadi me këtë rast ka përgëzuar implementuesit e këtij projekti për punën e mirë që po bëjnë dhe në veçanti për përfshirjen e të rinjve nga komuniteti serb dhe turk në të.
Në vazhdim të konferencës para të pranishmëve u shfaq një film i shkurtër dokumentar që ka të bëjë më sensibilizimin e shoqërisë për këtë problem dhe u dhanë mirënjohje për pjesëmarrësit që ndihmuan në realizimin e këtij projekti.
Ky projekt ndërkufitar është përkrah financiarisht nga Ministria e Jashtme e Norvegjisë dhe Mennonite Central Committee (MCC) dhe është realizuar në bashkëpunim të ngushtë me organizatat partnere: Aksioni Paqësor-Prilep, Multikultura-Tetovë, Iniciativat Rinore-Shkup (Maqedoni), Qendra Edukative-Krushevc (Serbi), Klubi i të Rinjve Nën Diellin e Njëjtë- Jabllanicë dhe Qendra e Resurseve Rinore-Tuzëll (Bosne dhe Hercegovinë)./rajonipress/