Të rinjtë kamenicas në Kongresin e Rinisë në Shkup

Gjilan – Përmes kryetares së rrjetit global të gruas shqiptare për Anamoravë , Besa Krasniqi dhe grupi i përbërë nga 23 pjesëmarrës të rinj dhe të reja nga komuna e Kamenicës, morën pjesë në Kongresin e Parë Gjithëkombëtarë të Rinisë Shqiptare, i cili u mbajt në Shkup më 17 dhe18 nëntor 2012.
Qëllimi i këtij Kongresi ishte kristalizimi i vizionit rinorë shqiptarë për të ardhmen , si dhe fuqizimi i rinisë shqiptare dhe bashkëpunimi mbarë kombëtar për një të ardhme të denjë, paqësore dhe prosperuese kombëtare.
Pjesëmarrës në këtë kongres ishin nga të gjitha trevat shqiptare. Kongresi Gjithëkombëtarë i Rinisë Shqiptare do të vazhdojë aktivitetet në të gjitha Trevat Shqiptare dhe në Diasporë.