Të rinjtë e “Vatrës” vizitojnë Bibliotekën “Fan Noli”

Gjilan – Forumi rinorë i Lëvizjes “Vatra” ka vizituar Bibliotekën “Fan Noli” në Gjilan, ku gjatë këtij takimi u pritën nga Drejtori i ri i Bibliotekës Xhymshit Osmani.
Gjatë kësaj vizite anëtarët e Lëvizjes Rinore Vatra , u njoftuan me punën që bëhet në bibliotekën e qytetit në Gjilan dhe me shërbimet që ofron Biblioteka për qytetarët.
Gjithashtu nga Drejtori Osmani u njoftuam me të arriturat nga menaxhmenti i ri i bibliotekës, ku nga mesi i këtij muaji do të bëhet Biblioteka edhe me një sallë të re leximi me kushte me të mira për të mësuar.
Të rinjtë e Vatrës, të kryesuar nga Fisnik Ibrahimi fillimisht i uruan drejtorit Xhymshit Osmanit fillimin e punës si drejtor i ri në Bibliotekën e Qyteti , dhe u shprehen të lumtur me sukseset që janë arritur ne Bibliotekën e Qytetit, e veçanërisht me projekte që do të realizohen për rritjen e hapësirës së mësimit në Bibliotekën e qytetit.
Gjithashtu të rinjtë e Vatrës premtuan se me qeverisjen e re të komunës së Gjilanit nga “Lëvizja Vatra”, Bibliotekën dhe sektorin e Kulturës do të kenë prioritet. /rajonipress/