RCCOLA

Të rinjtë e Vatrës me aktivitete humanitare ndihmojnë vogëlushen Besjana Shahini

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Duke u nxitur nga një rast prekës i vajzës së vogël Besjana Shahini nga Capari i Gjilanit, vendosëm të organizojmë një mbrëmje humanitare në diskotekën ,,Flux’’ me datën 11 janar e (premte) 2013 në ora 20.00 në Gjilan, ku do të marrin pjesë ,,Fisnikët’’ ,,Golg Ag’’ ,,Kaos’’ etj, thuhet në njoftimin e Forumit Rinor të Vatrës.

Menjëherë pas themelimit të sektorit të rinisë së shoqatës ”Vatra” më 3 gusht të 2010, Forumi Rinor i “Vatrës” filloi me aktivitete për të ndihmuar të rinjtë me sëmundje dhe ofrimin e asistencës të gjithë atyre qytetarëve, kryesisht të rinjve të cilët kishin nevojë për ndihmë.

Në kuadër të kësaj, prioritet kishim t’u ndihmojmë atyre të rinjve dhe të rejave të cilët vuajnë nga sëmundje të ndryshme për të cilat nuk gjejnë shërim në Kosovë,

Fundamenti

Duke u përballur me kërkesa të kësaj natyre, ne më datën 4 tetor 2010 në kinemanë e qytetit në Gjilan patëm organizuar një koncert humanitar ku i ndihmuam vajzës së re nga Gjilani, Valbona Kqiku, e cila vuante nga kanceri, dhe shërimi i sajë kërkonte shuma ta mëdha parash, por ne u munduam sado pak t’ia lehtësojmë gjendjen kësaj vajze, e cila ishte në nevojë dhe kërkon ndihmën e çdo njeriu që mund t’i ndihmoj.

Ne jemi të gatshëm t’u dalim në ndihmë çdo qytetari të komunës sonë të cilët kanë nevojë për ndihmë.

Ndërsa tani, duke u nxitur nga një rast prekës i vajzës së vogël Besjana Shahini nga Capari i Gjilanit, vendosëm të organizojmë një mbrëmje humanitare në diskotekën ,,Flux’’ me datën 11 janar e (premte) 2013 në ora 20.00 në Gjilan, ku do të marrin pjesë ,,Fisnikët’’ ,,Golg Ag’’ ,,Kaos’’ etj, thuhet në njoftimin e Forumit Rinor të Vatrës./rajonipress/