Mobi Casa

Të rinjtë e LDK-së promotor të shumë zhvillimeve pozitive

/ 6 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Forumi i Rinisë si organizatë rinore, krah i djathtë i LDK-së, ka mbajtur gjallë shumë vite jetën kulturore, sportive në Kosovë. Forumi i rinisë ka qenë promotor i shumë zhvillimeve politike në periudhën para dhe pas luftës, duke iu ofruar mundësi të rinjve që dijen dhe përkushtimin e tyre ta bëjnë realitet përmes organizimeve të ndryshme.

“Roli i Rinisë në mërgatë dhe sukseset e tyre në sport, kulturë dhe profesione tjera”.Kjo ka qenë tema e radhës e LDK-së në kuadër të ditëve të diasporës. Pjesëmarrës të rinj në këtë debat e kanë çmuar lartë rolin e Forumit Rinor të LDK-së.

Saranda Bllaca ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës qysh prej themelimit të saj ka qenë organizëm masiv, i ngritur mbi supet e autoritetit dhe personalitetit të presidentit Rugova, me të cilin është identifikuar për shumë vite me radhë ideja e pavarësisë së Kosovës që ne sot e gëzojmë.

LDK si parti e parë antikomuniste e themeluar në vitet e 90-ta, ka qenë organizatore e jetës politike në Kosovë.

Në kuadër të LDK-së, ka vepruar Forumi i Gruas dhe Forumi i Rinisë si dy shtylla kryesore të saj.

Ajo tha se Forumi i Rinisë si organizatë rinore, krah i djathtë i LDK-së, ka mbajtur gjallë shumë vite jetën kulturore, sportive në Kosovë. Forumi i rinisë ka qenë promotor i shumë zhvillimeve politike në periudhën para dhe pas luftës, duke iu ofruar mundësi të rinjve që dijen dhe përkushtimin e tyre ta bëjnë realitet përmes organizimeve të ndryshme.

Vlen të përmendet për shumë vite organizimi i ‘Flakës së janarit’ në Gjilan si akademi politike në sferën e kulturës ne qytetin tonë, gjithashtu organizimi i shumë manifestimeve sportive e deri tek organizimi i grupeve të para ushtarake për çlirimin e Kosovës.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka vlera të mirëfillta demokratike.
Në strukturat e saj organizative edhe sot vepron dhe punon një armatë e tërë e të rinjve, të cilët varësisht nga profesioni i tyre akademik veprojnë dhe kontribuojnë në LDK për të mirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Edhe përkundër sfidave të mëdha që LDK ka pasur gjatë viteve të 90-ta, jeta politike në Kosovë ka qenë shumë e organizuar, dhe për aktivitetin e tyre janë arrestuar shumë të rinj, të cilët kanë vuajtur shumë vite nga regjimi i atëhershëm jugosllav si dhe disa të tjerë janë detyruar ta lëshojnë Kosovën.

Për të treguar në vepër respektin dhe nderin që LDK i bënë të rinjve, të rinjtë e kësaj partie gjithmonë kanë qenë pjesë konkurruese në të gjitha zgjedhjet që janë mbajtur në Kosovë ka përkujtuar Bllaca.

Vlen të përmendet se ish kryetari i Forumit Rinor të LDK-së, aktualisht kryetar i degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, në moshën 29 vjeçare, fitoi besimin e qytetarëve gjilanas që të udhëheqë këtë komunë.

Falë punës së suksesshme dhe besimit të krijuar, Haziri ka bartur edhe shumë funksione më pas, si: zv.kryeministër i Kosovës, ministër, e shumë funksione të tjera, ku aktualisht është deputet i Parlamentit të Republikës së Kosovës.

Eco Higjiena

Lirije Kajtazi, ish kryetare e Forumit Rinor të LDK-së, momentalisht kryetare e Forumit të Gruas në nivel të Kosovës, gjithashtu ka bartur shumë funksione të rëndësishme në sferën politike në Kosovë. Momentalisht, deputete e Parlamentit të Republikës së Kosovës.

Edhe Arben Mehmeti, i cili po ashtu ishte kryetar i Forumit Rinor të LDK-së, ku aktualisht është shef i Grupit të Këshilltarëve Komunal për dy mandate radhazi, si dhe sekretar aktual i LDK-së, dega në Gjilan.

Pra këta emra u përmenden jo rastësisht, për të treguar se në LDK e të rinjve iu jepet hapësirë për të kontribuar dhe për të arritur suksese të mëdha dhe pse jo edhe për të bartur funksione me përgjegjësi shumë të mëdha.

Gjatë kohës së luftës, shumë të rinj që ishin pjesë aktive e forumit rinor të LDK-së, për arsye tashmë të njohura, u detyruan që të largohen nga vendi i tyre, gjegjësisht nga Kosova, dhe t’ia mësyjnë vendeve të ndryshme Botës.

Nga përvoja e tyre e fituar gjatë ushtrimit të aktiviteteve në kuadër të Forumit të Rinisë së LDK-së, dega në Gjilan, ku pa dyshim ishin pjesë e suksesit të jetës politike, ata edhe në Botën e jashtme duke iu falëminderuar kushteve më të mira ekonomike, korrën suksese të mëdha në sfera të ndryshme, si: sport, kulturë, ekonomi etj.

Pra edhe kjo tryezë e përbashkët sot është thirrur për t’i nderuar të gjithë aktivistet qe kanë qenë dhe që vazhdojnë të jenë pjesë e pa ndashme e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Të rinjtë që jetojnë në mërgatën tonë, çdo ditë e më shumë po bëhen pjesë e suksesit në shumë sfera, ku Ne vazhdimisht i percjellim aktivitetet dhe sukseset e tyre, ku çdo rezultat i tyre neve na gëzon.

Kemi shembuj shumë të mirë në sport, kulturë, ekonomi etj. Roli i tyre është shumë i rëndësishëm për ne, sepse këta të rinj përfaqësojnë denjësisht vlerat reale dhe kapacitetet që kanë të rinjtë e Kosovës.

Në mesin e shumë të rinjve nga mërgata, folës kryesor ishin Bashkim Murati nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe Valon Elezi nga Suedia.Bashkim Murati foli për sukseset e tij në sportin e karatesë në SHBA.

Sipas zotit Murati përkrahja nga shteti i SHBA-ve është i pazëvendësueshëm, ata vlerësojnë shumë pozitivisht sportistët e dalluar dhe tha se të gjithë sportistët pa marrë parasysh se nga cili vend vijnë ata trajtohen njësoj.

Ndërsa folësi tjetër Valon Elezi i cili në Suedi jeton që nga viti 1992 foli për sukseset e tij dhe të arriturat e tij në futboll.

Ndërsa sa i përket trajtimit Elezi tha se të gjithë të huajt kanë vështirësi të mëdha në integrim të suksesshëm në jetën sportive.
Ai foli edhe për klubin shqiptar me emrin “KF: BESA” ku sipas tij shumë mërgimtarë janë pjesë e suksesit në këtë klub./rajonipress/