UBT

Të rinjtë e Gjilanit thonë se vullnetarizmi është një dimension i munguar

/ 2 minuta lexim

Gjilan -Në debatin e organizuar në Gjilan vlerësohet se vullnetarizmi është një dimension i munguar dhe se duhet të punohet në këtë drejtim.

Në debatin e organizuar nga Organizatat Joqeveritare bashkëpunëtore : ‘’CHANGE’’, ‘’Liza-R Gjilan’’, ‘’KVRL Gjilan’’ në zyret e KVRL-së është mbajtur debati me temën ‘’Vullnetarizmi një dimension i munguar’’.

Mensur Morina Kryetar i KQVR-së tha se jemi duke punuar në këtë drejtim që të promovohet puna vullnetare. “Tani po punojmë që të formojmë një rregullore komunale në të cilën do të rregullohet puna vullnetare’’.

Të rinjtë e pranishëm në debat u shprehën se në këtë rregullore të propozuar duhet të parashihet një librezë në të cilën do të identifikohen vullnetarët,dhe kjo e fundit do t’ju bëjë lehtësime në shërbimet publike.

Fundamenti

Ardit Ajvazi Kryetar i KVRL-së tha se KVRL e ,mbështet këtë iniciativë dhe se është e nevojshme të shpërblehet puna vullnetare .”Jemi duke punuar për promovimin e punës vullnetare dhe i ftojmë të gjithë të rinjtë që të aktivizohen’’ka thënë Ajvazi.

Bujar Haziri Zyrtarë për Rini tha se të rinjtë duhet të aktivizohen edhe më shumë. ‘’ Edhe pse Gjilani është vlerësuar si qyteti me rini më të aktivizuar prapë se prapë kjo përqindje duhet të rritet dhe ne së bashku duhet të punojmë në këtë drejtim’’, tha Haziri.

Një nga arsyet që të rinjtë nuk aktivizohen u tha se termi ‘’vullnetarë’’ nuk është i kuptuar dhe nuk interpretohet drejtë.

Albesa Aliu nga OJQ‘’ CHANGE’’ prezantoi disa ide duke thënë se duhet të krijohet një databazë,pastaj të shtohet numri i aktiviteteve në mënyrë që të rinjtë të dinë se ku të aktivizohen. Aliu ka kërkuar që të bëhet rrjetëzimi i OJQ-ve në Gjilan./rajonipress/