ARKATANA

Të rinjtë e Gjilanit protestojnë për një ambient sa më të pastër

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Green Art Center-Prishtina, zyra në Gjilan, të hënën ka organizuar aktivitete për të shënuar Ditën Botërore të Mjedisit. Këto aktivitete u organizuan nga zyrtarë të GAC-it ndërsa u përkrahën nga nxënësit e Klubeve të Gjelbëra si dhe arsimtarët përgjegjës të këtyre klubeve.

Aktivitetet e ditës së sotme nisën me marshin e nxënësve nën moton “Duam Mjedis të Pastër”, të cilët parakaluan përgjatë një pjese të qytetit të Gjilanit, duke mbajtur kapela dhe pankarda me mesazhe të shumta sensibilizuese për mbrojtjen e mjedisit.
Zyrtarë të GAC-it janë shprehur të kënaqur me gatishmërinë e shkollave për të bashkëpunuar dhe me gatishmërinë e nxënësve për të përcjellë çdo aktivitet të tyre. Ata thanë se i vjenë mirë kur i shohin pikërisht fëmijët, duke dashur të bëjnë ndryshime dhe të vetëdijesohen në këtë aspekt. Prandaj, edhe shfrytëzuan rastin t`i falënderonin të gjitha Klubet e Gjelbëra për mbështetjen e vazhdueshme që po i japin kësaj nisma të GAC-it për mbrojtjen e mjedisit dhe gjithçkaje që na rrethon.

Aktiviteti ka vazhduar edhe me vendosjen e një stende në një pikë të qytetit si dhe me shpërndarjen e njoftimeve dhe çantave ekologjike për qytetarë.

Fundamenti

Ndërsa, aktivitete të ngjashme gjithashtu janë zhvilluar edhe në Prishtinë, Mitrovicë, Prizren dhe Gjakovë, ku është parë një masovitet i nxënësve dhe qytetarëve në përgjithësi, të cilët kanë shprehur kënaqësinë të jenë pjesë e aktiviteteve të tilla të dobishme dhe të domosdoshme për vendin tonë.

Ndryshe, aktivitetet e shënimit të Ditës Botërore të Mjedisit, janë shënuar me qëllimin e vetëm, që të përcjellin mesazh sensibilizues tek të gjithë qytetarët e Kosovës, për ruajtjen e ambientit dhe mbrojtjen e tij./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.