Eko Higjiena

Të rinjtë e Gjilanit konfirmojnë mbështetjen e madhe për Lutën dhe LDK’në

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Rinia e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan po vazhdon me marshin në qytet, duke takuar të rinjtë e qytetit, të cilët po e konfirmojnë mbështetjen e madhe për kryetarin Lutfi Haziri dhe listën e LDK’së në zgjedhjet e 22 tetorit.

Rina Ahmeti, kryetare e Forumit të Rinisë, e cila po vazhdon ta prezantoj programin qeverisës për katër vitet e ardhshme, ka përmendur projektet e mëdha që qeverisja komunale në krye me Lutfi Hazirin i ka realizuar për rininë.

Mobi Casa

“Gjatë mandatit të kaluar, kryetari Haziri ka krijuar Fondin e Ekselencës, është ndërtuar Shtëpia e Rinisë, janë subvencionuar projektet e organizatave rinore dhe studentore, bursa për studentët, sikurse edhe mbështetje financiare në kuadër të projektit për studentët e shkencave kompjuterike”, tha Ahmeti.

Ajo konfirmoi se mbështetja për rininë do rritet edhe më shumë në katër vitet e ardhshme të qeverisjes së LDK’së, në krye me Lutfi Hazirin./rajonipress/

Mund të ju interesoj: