FITORJA

Të rinjtë e Gjilanit fotografitë e vjetra të qytetit i shndërrojnë në piktura

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Nxënësit e shkollës së mesme të artit pamor “Adem Kastrati” në Gjilan fotografitë e vjetra të këtij qyteti i kanë shndërruar në piktura, duke e shpallur të hapur ekspozitën në Muzeun e Qytetit e titulluar “Gjilani n’retro”.

Drejtori i kësaj shkolle, Roland Masurica, e ka falënderuar Komunën për mbështetjen e këtij projekti.

“Këto fotografi të cilat janë ekspozuar, fokus të veçantë kanë pasur që të na e sjellin një nostalgji, një retrospektivë dhe një evoluim të qendrës së qytetit në etapa të ndryshme dhe ato figura janë të paraqitura përmes brushës, ngjyrës dhe lapsit”, tha Masurica.

Ndërsa, drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Deniza Limani, tha se ndjehet krenare me këto punime fantastike të nxënësve që e pasqyrojnë Gjilanin në retrospektivë.

GRANDEMALL

“Është një aktivitet jashtëzakonisht me vlerë. Qëllimi i thirrjes publike të DKRS’së ka qenë mbështetja e të rinjve, sikurse këta sot. Ndihem shumë krenare me këto punime të realizuara nga nxënësit e qytetit tim”, tha Limani.

Ky ka qenë projekt i organizuar nga organizata joqeveritare Botart Gjilan, me mbështetje të Lutfi Hazirit.

Ekspozita do të qëndrojnë e hapur deri në mesin e janarit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.