Fundamenti

Të rinjtë e Dritës lanë mbresa të shkëlqyeshme në Turqi

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan -Me dy barazime e dy humbje, futbollistët e Dritës janë kthyer nga Turneu Ndërkombëtar i Futbollit për kategori të reja që është mbajtur në qytetin Bursa të Turqisë.

Fillimi i turneut ka qenë më i vështirë për futbollistët e Dritës, të cilët në këtë turne ishin përforcuar edhe me katër lojtarë të KF Gjilani. Fillimisht Drita është përballë me ekipin më të mirë të turneut Bursa dhe ka pësuar me rezultat 2:4 e më pas është ballafaquar edhe me ekipin e Shkupit, nga i cili ka pësuar me rezultat 0:1.

Refik Rexhepaj, koordinator i kategorive të reja në KF Drita, tha se në dy ndeshjet e para kanë luajtur mirë, por ekipit iu desh një kohë që të ambientohet me temperaturat e larta në Turqi. Ai tha se pas këtyre dy rezultateve të disfavorshme, në shprehje erdhi forca e ekipit të Dritës që me rezultat bindës ngadhënjeu ndaj ekipit Pllovdiv nga Bullgaria e me rezultat të njëjtë gjilanasit ngadhënjyen edhe ndaj Teutës së Durrësit.

FIDANISHTJA

Sipas Rexhepajt, mikpritësit janë ndër shumë të kënaqur me paraqitjen e ekipit gjilanas, i cili në Turqi hasi në mikpritje të ngrohtë, ishte i denjë për këtë turne tejet të fortë, kurse gjetën edhe përkrahjen e bashkatdhetarëve tanë në Turqi.

KF Drita nga Gjilani, në radhët e saj pati individë të shkëlqyer, siç ishin të parët e sulmit dhe të mbrojtjes Fidan Sejdiu e Besmir Korbi. KF Drita është radhitur e pesta në këtë turne, me 10 gola të shënuar dhe 5 të pranuar, duke arkëtuar 6 pikë. Në turne morrin pjesë ekipe nga të gjitha vendet e Ballkanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.