Uji Dea

Të rinjtë e Dobrosinit mbushin gropat vullnetarisht në rrugën Dobrosin – Pogragjë

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Disa të rinj aktivistë të Dobrosinit në bashkëpunim me sekretarin e Fondit Humanitar Dobrosini z.Jeton Rexhepi, në rrugën Dobrosin – Pogragjë realizuan mbushjen e gropave në rrugë të krijuara këto 10 vitet e fundit!

Kjo rrugë u asfaltua në vitin 2008 nga Ministria e Infrastrukturës e Republikës së Kosovës, ka qen e planifikuar të shtrohet edhe një shtresë asfalt por mjerisht kurrë nuk u realizua.

Kjo rrugë ka një rëndësi të veçantë sepse lidhë Bujanocin me Gjilanin.
Në emër të Bashkësisë Lokale i falënderoj: Fondin humanitarë Dobrosini që i mori përsipër shpenzimet, kompaninë DINI nga Pogragja për sigurimin e Betonit dhe aktivistët për realizimin e këtij aksioni shumë të qëlluar.

Uji Dea

Me respekt
Nga BL e Dobrosinit Reshat Salihu.