ARKATANA

Të rinjtë e ARK njihen me kushtet e rënda të artistëve gjilanas

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Qëllimi i këtij takimi ishte për të parë nga afër gjendjen e kësaj shoqate dhe problemet me të cilat ballafaqohet komuniteti i artistëve në Gjilan, ka thënë Labinot Hyseni, ndërsa ka shtuar duke thënë se si shoqatë mund të llogarisin gjithmonë në ndihmën e anëtarëve të ARK-së dhe mbështetjen që ata kanë për artistët e Gjilanit.

Kryetari i ARK-së në Gjilan Labinot Hyseni, të martën ka zhvilluar takimin e radhës të vazhdës së takimeve të ARK-së organizuar së fundi, atë me Shoqatën e Artistëve në Gjilan.

Hyseni, bashkë me një pjesë të kryesisë së tij në përbërje të Fitore Isufit, Flakron Ismailit, Blerita Korça dhe Arbëreshë Kryeziu, në selinë e AAK-së kanë pritur Roland Masurica dhe Jeton Rexhepi, përfaqësues të Shoqatës së Artistëve në Gjilan.

“Qëllimi i këtij takimi ishte për të parë nga afër gjendjen e kësaj shoqate dhe problemet me të cilat ballafaqohet komuniteti i artistëve në Gjilan”, ka thënë Hyseni, ndërsa ka shtuar duke thënë se si shoqatë mund të llogarisin gjithmonë në ndihmën e anëtarëve të ARK-së dhe mbështetjen që ata kanë për artistët e Gjilanit.

FIDANISHTJA

“Pasiqë pikërisht artistët janë ata që përçojnë kulturën e qytetit tonë dhe të rinjve tanë dhe ata që e avancojnë dhe e progresojnë këtë kulturë, për ne kanë rëndësi shumë të madhe, prandaj edhe jemi gjithmonë në përkrahje të tyre, si të rinj që duam të promovojmë vlera”, ka thënë Hyseni.

Ndërkaq, Roland Masurica nënkryetar i Shoqatës së Artistëve në Gjilan, ka falënderuar të rinjtë e Aleancës për ftesën, duke potencuar se në Gjilan mbizotëron një gjendje e mjerueshme sa i përket sferës së artistëve.

“Ne duhet të punojmë në ngritjen e vetëdijes së qytetarëve, për të besuar në art dhe për t`i parë vlerat që transmetohen nëpërmjet tij, sepse pikërisht Gjilani ka nevojë për investime të mëdha në këtë fushë sepse si qytet jemi të njohur për numrin e madh të artistëve”, ka thënë Masurica.

Takimi i sotëm i të rinjve të Aleancës në Gjilan, është njëri nga takimet e shumta të zhvilluara deri më tani, përderisa pritet që këto takime të vazhdojnë edhe në të ardhmen, si me institucione poashtu edhe me OJQ lokale./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.