Fundamenti

Të rinjtë do të përkrahen në mënyrë të përhershme

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan –Veton Nevzadi i ka inkurajuar të rinjtë për shtim të mëtejmë të aktiviteteve rinore, duke theksuar se do të përkrahë secilën nismë të të rinjve e cila përkon me përcaktimet programore të drejtorisë të cilën ai e drejton.

Drejtorati për Rini, Kulturë dhe Sport i Komunës së Gjilanit në lokalet e KVRL-së ka shënuar Ditën Ndërkombëtare të Rinisë për këtë vit përmes një tryeze tematike të organizuar së bashku me të rinj nga grupmoshat e ndryshme të komunës së Gjilanit.

Tryeza e organizuar kishte për qëllim stimulimin e aktiviteteve rinore si dhe përfshirjen sa më të madhe të të rinjve në zhvillimet e rëndësishme shoqërore në Komunën e Gjilanit, e poashtu edhe informimin e tyre për mundësitë qe u ofron aktualisht rregullativa ligjore ne Kosovë.

Veton Nevzadi, drejtor i DRKS-së ka folur për angazhimet e vazhdueshme të Komunës së Gjilanit e në veçanti të Kryetarit të Komunës Qemajl Mustafa për funksionalizimin e Këshillit të Veprimit Rinor Lokal në Gjilan, sigurimin e hapësirave të nevojshme për funksionimin e saj, duke qenë çdoherë pranë të rinjve në aktivitetet e tyre të përhershme.

Nevzadi në këtë rast i inkurajoi të rinjtë për shtim të mëtejmë të aktiviteteve rinore, duke theksuar se do të përkrahë secilën nismë të të rinjve e cila përkon me përcaktimet programore të drejtorisë të cilën ai e drejton. Në mënyrë të veçantë do t`i japim rëndësi vullnetarizmit duke vendosur kontakte me secilën organizatë rinore dhe me secilin të ri që është interesuar që të përfshihet në grupet e të rinjve të cilët merren me aktivitete rinore, shtoi më tutje Nevzadi.

FIDANISHTJA

Kryetari i Këshillit Qendror të Veprimit Rinori Mensur Morina dhe ai KVRL-së në Gjilan Arlind Ajvazi në vazhdim prezantuan një varg aktivitetesh të cilat ky Këshill i ka organizuar prej se ka filluar të jetë aktiv në Komunën e Gjilanit, duke shpresuar në ndihmën e mëtejme të institucioneve.

Albesa Aliu, aktiviste rinore me këtë rast u interesua për mënyrën sesi sanksionohet puna vullnetare e të rinjve, duke inkurajuar institucionet që kjo çështje të normohet me një ligj të veçantë.

Nga ky interesim Aliu mori përgjigje nga zyrtari për rini i DRKS Bujar Haziri, i cili tha se këto rekomandime që dalin nga kjo tryeze do t`i adresojmë si nevoja të komunitetit rinor në Komunën e Gjilanit në kuadër të hartimit të Strategjisë Nacionale për Rini 2013 – 2017.

Ndërsa përfaqësuesi i të rinjve nga Livoqi i Poshtëm Avni Elezi parashtroi kërkesë që të vizitohen edhe aktivistët e zonave rurale të komunës së Gjilanit. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.