Të rinjët e Mireshit nuk ndalen, bëhen model për Kosovën
Gjilan – Aksioni i parë i paralajmëruar nga grupi vullnetarë i fshatit Miresh, është realizuar me sukses, sukses ky i cili u arrit me punën vullnetin dhe zellshmërin e këtyre djemëve të rinj, ku pa përtesë kositën, fshinë e pastruan me ujë çdo cep të asaj lagje ( rruge) ku u ndërmor aksioni.
Në njoftimin e këtij grupi thuhet se një falënderim shumë i madh ju takon edhe familjeve të asaj lagje që na lejuan që herë pas here ta përdorim energjinë elektrike, dhe nuk na lan t`i ndjemë temperaturat e larta duke na freskuar me pije dhe me fjalë të mira e bujare për punën që ne ishim duke e bë.
Sigurisht që në këto lloj aksione njeriu nuk ndjenë lodhje e as vapë, sepse harmonia që kishim në grup ishte çlodhje për ne, faleminderit të gjithëve që na u bashkëngjitën, dhe shpresojmë që grupi për ditë e më shumë do të rritet dhe do të vazhdojmë me aksione të tjera nëpër lagjet të ndryshme të fshatit.
Njëherit shfrytëzojmë rastin të kërkojmë ndjesë për banorët që banojnë rrugës prej shkollës deri te parku për shkak se një pjesë e ujit shkoj nga ajo lagje dhe shpresojmë që shumë shpejt do të jemi në at lagje për pastrimin e tërësishëm të saj
.
Faleminderit për mirëkuptim thuhet në njoftimin e “Grupi vullnetar i fshatit Miresh”./rajonipress/


