ARKATANA

Të riatdhesuarve iu cenua privatësia

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, ka reaguar për stigmatizimin që Ministria e Punëve të Brendshme i ka bërë qytetarëve të Kosovës, të cilët janë riatdhesuar mëngjesin e së enjtes, me kontingjentin e të kthyerve nga Hungaria.

“Për ne është e papranueshme qysh qeveria i stimulon mediat për të filmuar dhe marrë pamjet për personat të cilët ajo nuk ishte në gjendje që t’i mbajë në vendet e veta. Janë të këqija pamjet e ministrave të cilët nga veturat luksoze bëjnë ftesë për vetëdijesim”, ka thënë Behxhet Shala, nga KMDLNJ.

Hidromorava

Shala ka thënë për Tribunën se pamjet e tilla shkelin dhe cenojnë rëndë privatësinë e qytetarëve si dhe i stigmatizojnë ata si kryes të krimeve. Ndërkohë, të enjten në mëngjes, të rinj të moshave nga 20 deri në 30 vjeç, përfshirë gjithashtu edhe gra dhe disa fëmijë janë kthyer nga Hungaria, ku ishin vendosur në përpjekje për të ikur drejt vendeve tjera perëndimore, në kërkim të azilit.(Tribuna)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.