Të premten testit të arritshmërisë i nënshtrohen 1625 semimaturant

Gjilan – Bujar Nevzati drejtor i arsimit tha për rajonipress se të premten duke filluar nga ora 9.00 në 7 qendra të testimit mbahet testi i arritshmërisë për klasët e nënta.
Drejtoria e Arsimit në Gjilan (DA) i ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që të premtën të mbajë testin e arritshmërisë për klasat e IX (nënta).
Bujar Nevzati drejtor i arsimit tha për rajonipress se testit pritet t`i nënshtrohen 1625 semimaturantë të cilët do të hyjin në testim në shtatë qendra të testimit, që të gjitha në qytet.
Nevzati tha se me kohë janë bërë përgatitjet e duhura ku edhe janë caktuar administruesit dhe vëzhguesit.”Testi do të vëzhgohet edhe nga zyrtarë e MASHT të cilët i monitorojnë qendrat e testimit”.
Nevzati tha se shpreson që edhe në këtë test të rinjtë e Gjilanit do të arrijnë rezultate e suksese ashtu siç ndodhi edhe me testin e maturës.
Nevzati tha se nxënësit që i nënshtrohen testimit duhet të paraqiten në ora 9.00 e mëngjesit tek qendra e testimit derisa testi është i paraparë të zgjasë tri orë./rajonipress/