UBT

Të premten përzgjidhen punimet fituese të përmendoreve dhe busteve për heronjtë e Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Komisioni Komunal të premten do ta bëjë përzgjedhjen e punimeve fituese të shtatores së Idriz Seferit dhe bustet e heronjve, Halim Orana, Hamdi Berisha, Ramiz Cernica, Reshat Ymeri e Muharrem Ibrahimi.

Përgjatë këtyre katër ditëve, qytetarët dhe familjarët e heronjve kanë mundësinë t’i shohin këto punime në zyrën e kryetarit, Lutfi Haziri.

“Deri të premten ne do t’i hapim zyrat për audiencën, qytetarët dhe familjarët që t’i shohin dhe t’i marrim edhe vlerësimet e tyre, në mënyrë që Komisioni t’i finalizoj anën formale të premten dhe të derdhen në bronz, në mënyrë që me 28 nëntor të vendosen në vende meritore. Ne i kemi ndarë mbi 100 mijë euro këtë vit për vendosjen e tyre”, ka thënë kryetari Haziri.

United Hospital

Në këtë mënyrë, Haziri tha se Gjilani po e mbyllë nevojën dhe mirënjohjen për autoritetet që historikisht janë kryengritur për lirinë e shqiptarëve.

Kreu i gjilanasve theksoi me këtë rast se Gjilani është e vetmja komunë e vlerësuar ndërkombëtarisht nga Këshilli i Europës me mirënjohjen “Qytet i Paqes”, sikurse edhe nga presidenti i Republikës së Kosovës me “Medaljen e Lirisë”.

Përndryshe, vitin 2017 kryetari i Gjilanit e ka shpallur vit të Idriz Seferit, përderisa me kërkesën e tij, është dekoruar me urdhrin më të lartë shtetëror nga presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.