UBT

Të përshpejtohet procesi i rishikimit të demarkacionit

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Afrim Hoti, të martën i ka bërë thirrje Qeverisë Haradinaj ta përshpejtojë procesin e rishikimit në demarkacionit në mes të Kosovës dhe Malit të Zi.

Ai ka vlerësuar se në këtë drejtim Kosova ka humbur shumë kohë dhe se vonesat e mëtutjeshme janë të panevojshme. Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Hoti ka thënë se nëse demarkacioni është bërë keq duhet të rinegociohet, por nëse është bërë mirë duhet të ratifikohet në Kuvend. Sipas tij, e gjithë rrjedha e procesit është peng i të gjeturave dhe i raportit që do të dalë nga komisioni i ri për demarkacion.

UBT

Hoti ka bërë me dije se nëse deri në fund të vitit përmbyllet çështja e demarkacionit, ka gjasa reale që Këshilli Evropian ta japë dritën jeshile për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.