Hidromorava

Të përkushtuar për të ndihmuar familjet skamnore

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Xhemajl Salihu drejtor për shëndetësi dhe mirëqenie sociale tha për rajonipress se gjatë vitit 2012 janë ndihmuar 560 familje me pako ushqimore , kryesisht familje në viset kodrinoro malore dhe rurale, ndërsa rreth 500 familje me dru për ngrohje nga 2 metra, prej tyre 43 janë serb dhe 90 familje rome. Avdil Ibishi i cili është i strehuar në banesën sociale është i kënaqur me kushtet, por ankohet se këto familje s`kanë mundësi punësimi.

Drejtoria për shëndetësi dhe mirëqenie sociale (DSHM) gjatë vitit 2012 sipas drejtorit Xhemajl Salihu ka ndihmuar 560 familje me pako ushqimore , kryesisht familje në viset kodrinoro malore dhe rurale, ndërsa rreth 500 familje me dru për ngrohje nga 2 metra , prej tyre 43 familje janë serbe dhe 90 familje rome.

Salihu tha se listën për këto ndihma e kanë përgatitur veteranet e luftës , Handikosi shurdhmemecet, të verbrit si dhe komisioni komunal.

Salihu tha se kanë pasur edhe dy donacione private që kanë ofruar miell për familjet skamnore . “Rreth 1300 kg miell i ka ofruar kompani “Diamond” ku nga 50 kg kanë përfituar 26 familje dhe 1000 kg i ka ofruar “Compact Group”, ku kanë përfituar 38 familje kryesisht familje që jetojnë në banesat sociale.

UBT

Gjithashtu Salihu tha se subvencionojm 20 familje të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës me nga 130 euro në muaj. Kemi subvencionuar edhe 5 familje të shërbyesve civil me nga 100 euro për çdo muaj.”Kemi paguar qira në një banesë kolektive për raste sociale 10 familje me 14500 euro. Jemi shumë të përkushtuar që edhe këtë vit tu jemi pranë familjeve skamnore , qoftë përmes fondeve komunale , qoftë përmes donatorëve” tha Salihu.

Ai ka një lajm të mirë për familjet skamnore. “Që javën e parë të janarit do të fillojmë asistimin e rreth 500 familjeve me pako ushqimore dhe dru për ngrohje “tha Salihu. Ndërkaq banuesit në dy banesat sociale ku janë të vendosura mbi 50 familje ndihen mirë me ndihmën që u ofrojnë organet komunale, por janë të brengosur që nuk punojnë askund.

Avdil Ibishi banues në banesat sociale tha për rajonipress se janë të kënaqur me shërbimet komunale, por jo edhe me sjelljet e vet banuesve. “Këtu ka shumë familje që presin gjithçka të gatshme dhe fare nuk angazhohen. Unë vet punojë në Ecohigjiena dhe mbajë familjen dhe më pengon tretmani ekstra ndaj nesh” u shpreh Ibishi.

Xhemajl Salihu tha se ata e mbikëqyrin edhe situatën në dy banesat sociale , por është e pamundur që Komuna t`i mbulojë të gjitha shpenzimet.”Ne u paguajmë disa familjeve skamnore rrymën, disa shërbime publike, por nuk kemi mundësi t`i mbulojmë të gjitha shpenzimet” tha ai./rajonipress/