Të përkushtuar për të mënjanuar dukuritë negative në shkollat e Vitisë

Viti – Qahil Sinani, Drejtor i Drejtorisë së Arsimit të Komunës së Vitisë duke kritikuar Policinë e Kosovës, respektivisht Stacionin Policorë në Viti, dhe Qendrën për Punë Sociale për mungesë bashkëpunimi, theksoi se institucionet arsimore po bëjnë përpjekje të mëdha që dukuritë negative nëpër shkolla të mënjanohen.

Në vazhdën e implementimit të projektit “Roli i të Rinjëve në Sigurinë Publike,” të mbështetur nga Departamenti i Rinisë së MKRS-së, “Demokracia”, me seli në Viti, sot, ka mbajtur një debat publik me përfaqësues të institucioneve shtetërore, institucioneve të sigurisë, Drejtorëve të Shkollave të Mesme, përfaqësuesve të nxënësve dhe qytetarëve të komunës së Vitisë.

Këtë debat e hapi Arton Musliu, i cili duke i falënderuar të pranishmit për pjesëmarrje, ndër të tjera theksoi se Projekti “Roli i të Rinjëve në Sigurinë Publike”, i hartuar nga OJQ “Demokracia”, me seli në Viti, e i mbështetur nga MKRS, është një dimension komplementar i dy dokumenteve strategjike të MKRS-së përkitazi me përmirësimin e gjendjes së sigurisë për grupmoshat prej 15- 24 vjeç. Këto dy akte an Strategjia Kosovare për Rininë 2013-2017 dhe Plani i Veprimit për Rininë 2013-2015.

Sipas tij Strategjia Kosovare për Integrim përmban 6 objektiva, në mesin e të cilave është edhe Siguria Njerëzore.

Ai theksoi se qëllimi i këtij projekti është dekonstruktimi i shkaqeve përmes së cilave të rinjtë ndikojnë direkt në sigurinë publike. Njëkohësisht është mase i nevojshëm, madje i domosdoshëm, eksplikimi objektiv dhe racional i masave preventive përmes së cilave siguria publike do të rritej. Sepse parandalimi i shkakut pamundëson pasojën. E parandalimi i pasojës mundëson sigurinë njerëzore.

Edhe zyrtarja policore Fetushe Hyseni tha se Policia e Kosovës është në nivel të detyrës sa i përket rolit të saj në ofrimin e sigurisë edhe për grupmoshat e reja.
Sipas saj bashkëpunimi ndërinstitucional përkitazi me këtë çështje është i kënaqshëm. Ndërkaq Qahil Sinani, Drejtor i Drejtorisë së Arsimit të Komunës së Vitisë duke kritikuar Policinë e Kosovës, respektivisht Stacionin Policorë në Viti, dhe Qendrën për Punë Sociale për mungesë bashkëpunimi, theksoi se institucionet arsimore po bëjnë përpjekje të mëdha që dukuritë negative nëpër shkolla të mënjanohen.

Më pas Drejtoresha për Kulturë, Rini e Sport e Komunës së Vitisë, Kaltrina Sylejmani, theksoi se Drejtoria që ajo udhëheqë është e përkushtuar për një rini të shëndoshë dhe për një rini e cila përmes aktiviteteve kulturore, që do të duhej t`i ofronte kjo drejtori, do të ndikonte në rritjen e sigurisë publike.

Panelist tjerë në këtë debat ishin edhe përfaqësues konsultativ të komunës për sektorin e rinisë dhe të sigurisë, Emrush Azizi, respektivisht Imri Emërllahu. Nga të pranishmit pati diskutime cilësore, pyetje e kërkesa të ndryshme. Krejt në fund nga ky debat publik, për të rritur sigurinë publike për të rinjtë e komunës së Vitisë, dolën këto rekomandime: Është i nevojshëm psikologu nëpër shkolla, Organizimi i ligjëratave për të rinjtë, Investimi në infrastrukturën rrugore, themelimi i një qendre rinore, kontakte më efikase në mes institucioneve respektove, zbatimi i strategjive që kanë të bëjnë me sektorin e sigurisë, angazhimi i Këshillave të Fshatrave, angazhimi i të rinjëve në punë vullnetare, infrastruktura për organizimin e aktiviteteve kulturore, sajimi i një Galerie të Arteve dhe bërja e një Qendre Sportive për të rinjtë thuhet në njoftimin e nënshkruar nga Afrim Hoxha drejtor ekzekutiv ./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).