Eko Higjiena

Të pasigurt drejt INTERPOL-it

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjatë vitit të kaluar udhëheqësit e MPJ-së dhe të MPB-së vazhdimisht shpreheshin të sigurt se Kosova do të pranohej në INTERPOL. Ndërkohë tash, kur Kosova ka aplikuar sërish për t’u bërë anëtare e kësaj organizate pas dështimit, askush nga këto dy dikastere nuk po jep garanci se do të ndodhë anëtarësimi, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Ani pse disa herë radhazi nuk ia kishte dalë të bëhej pjesë e INTERPOL-it, Kosova do të tentojë edhe këtë vit të bëhet anëtare e organizatës më të madhe të policisë ndërkombëtare. Ministri i Punëve të Jashtme (MPJ), Behgjet Pacolli, ka njoftuar para pak ditësh se aplikacioni i Kosovës tashmë është dërguar në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it.

KKVITI

Ndonëse Asambleja e Përgjithshme e kësaj organizate pritet të mbahet në vjeshtë të këtij viti (në Kili), zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) kanë thënë se ende nuk janë formuar grupet punuese për lobim, ndonëse një gjë e tillë pritet të ndodhë shumë shpejt. Ekspertët e çështjeve të sigurisë konsiderojnë se institucionet e Kosovës duhet të nisin sa më parë lobimin te shtetet anëtare, pasi ka mbetur tejet pak kohë deri te dita kur do të mbahet Asambleja.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.