UBT

Të paprekshmit e politikës, gjithmonë mbi ligjin

/ 11 minuta lexim
RCCOLA

Njohësit e fushës së sundimit të ligjit dhe analistët politikë, duke vlerësuar reagimet e politikës lidhur me përballjen e dy deputetëve të Kuvendit të Kosovës me Prokurorinë e Shtetit, pas kërcënimit të tyre të hapur kundër prokurorëve, vlerësojnë se kjo tregon që politikanët në Kosovë janë mësuar të ndihen krejtësisht të paprekshëm, të fuqishëm dhe gjithmonë mbi ligjin, ndërsa pas arrestimit të dy deputetëve kësaj here duket se organi i akuzës ka guxuar të shfrytëzojë mjetet ligjore për të ndëshkuar deputetët.

PROKURORIA TË MOS NDALET PARA SHKELËSVE TË LIGJIT, ARRESTIMI I DY DEPUTETËVE, POROSI PËR KOLEGËT E TYRE QË ABUZOJNË

“Gjyqtarët e prokurorët, kur i shërbejnë politikës, kur zgjidhen e varen nga politika, atëherë ata urdhërohen se si duhet të merren vendimmarrjet e tyre. Edhe nëse ndodh ndonjëherë, shumë rrallë që të arrestohet ndonjë VIP, deputet apo pushtetar të rangut të lartë, kjo bëhet atëherë dhe vetëm atëherë kur rasti është flagrant, i hapur dhe publik e mediatik. Por, edhe në raste të tilla kjo duket vetëm si çudi dhe bëhet për shou e zhurmë, pasi shumë shpejt VIP-i, politikani, gjyqtari, kryekomunari, polici, doganieri, tatimori apo pushtetari i arrestuar ‘aksidentalisht’ do të dalë i lirë, i pafajshëm e madje do të marrë edhe dëmshpërblim për ‘kotësinë’ dhe për ‘padrejtësinë’ që i ka bërë drejtësia”, thotë analisti Skënder Kapiti për “Kosova Sot”

Njohësit e fushës së sundimit të ligjit dhe analistët politikë, duke vlerësuar reagimet e politikës lidhur me përballjen e dy deputetëve të Kuvendit të Kosovës me Prokurorinë e Shtetit, pas kërcënimit të tyre të hapur kundër prokurorëve, vlerësojnë se kjo tregon që politikanët në Kosovë janë mësuar të ndihen krejtësisht të paprekshëm, të fuqishëm dhe gjithmonë mbi ligjin, ndërsa pas arrestimit të dy deputetëve kësaj here duket se organi i akuzës ka guxuar të shfrytëzojë mjetet ligjore për të ndëshkuar deputetët.

Analistët shtrojnë edhe pyetjen tjetër pse nuk është kaq e “guximshme” prokuroria dhe drejtësia në përgjithësi, kur dikush kërcënohet, shantazhohet, pavarësisht pozitës që e mban.

Sipas analistit politik Azem Osmani, arrestimi i dy deputetëve të Kuvendit të Kosovës, duket një dritë e vockël në fund të tunelit se megjithatë presioni publik ka nisur e po ndikon në reagimin e organeve të prokurorisë.”E them këtë për faktin se kemi pasur edhe më herët kërcënime që bëheshin nga figura të fuqishme politike dhe asnjëherë nuk është marrë një hap i tillë. Me këtë gjë nuk dëshiroj në asnjë mënyrë ta arsyetojë shfajësimin ndaj dy deputetëve, sepse vënia e tyre prapa grilave për mua është hap shumë i drejtë, por do të duhej të ketë burgosje të tilla edhe nga deputetë apo zyrtarë të lartë shtetërorë që i përkasin sektit politik të Presidentit Thaçi, respektivisht individëve që janë të lidhur me grupe të fuqishme oligarkësh. Mua më ka lindur dyshimi, se ky hap i burgosjes është bërë pasi dy deputetët e burgosur u takojnë partive që kanë më pak ndikim në kapje të sistemit të drejtësisë. Po ashtu ngjarjet e fundit në lidhje me aktakuzën për “veteranët me status të dyshimtë dhe përfitues të kundërligjshëm”, bazuar edhe nga deklaratat e krerëve të shtetit, të ish-komandantëve të zonave operative të UÇK-së, si dhe të disa anëtarëve të ish-shtabit të përgjithshëm, më kanë krijuar një bindje se ka filluar një luftë brenda llojit: peshku i madh kundër peshqve të vegjël dhe anasjelltas”, shpjegoi Osmani për “Kosova Sot”.

Pushtetarët gjithnjë mbi ligjin Sipas analistit dhe njohësit të fushës së sundimit të ligjit, Blerim Burjani, gjithç- ka lidhet me qeverisjen demokratike dhe vullnetin e popullit, edhe kur është fjala për sistemin e drejtësisë që duhet të reformohet dhe të jetë në interesin e përgjithshëm të shtetit e të qytetarit. “Ka fare pak shpresë të ndodhë ndryshimi pozitiv me këtë klasë politike që ka kapur shtetin, me këta nuk mund të ndodhë ndryshimi i gjendjes së përgjithshme institucionale. E këto ndryshime duhet të bëhen nga populli. Motivi për të ndryshuar është tani tek qytetarët, nëse ata duan ta bëjnë këtë, ndryshe nëse vazhdojnë ta përkrahin akoma këtë klasë politike, atëherë përgjegjësinë do ta bartin vetë”, tha Burjani për “Kosova Sot”.

Analisti Ragip Guraziu kërkon që pas këtij arrestimi të deputetëve prokuroria të veprojë pa u ndalur edhe me politikanët e tjerë të nivelit të lartë.”Sistemi i drejtësisë, prokuroria, gjykatat, avokatët etj., duhet të bëjnë me dije me punën e tyre se në Kosovë nuk do ketë më politikanë të paprekshëm. Pas arrestimit të dy deputetëve kohën e fundit duhet të mbetemi me shpresë se u dha një alarm sadopak pozitiv se asnjë politikan në Kosovë nuk do të ndihet më krejtësisht i paprekshëm para ligjit. Dihet që deri tash ishin mësuar politikanët në Kosovë të ndihen krejtësisht të paprekshëm, të fuqishëm dhe gjithmonë mbi ligjin, ndërsa pas arrestimit të dy deputetëve kësaj here duket se organi i akuzës ka guxuar të shfrytëzojë mjetet ligjore për të ndëshkuar deputetët”, theksoi Guraziu për “Kosova Sot”.

Edhe analisti Bislim Aliu thotë se ky arrest për dy deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të shërbejë si test serioz për të vepruar edhe kundër ‘peshqve të mëdhenj’ të politikës dhe jo të mbetet lojë e tregim fëmijësh, sa për shou medial. “Për vite të tëra, politikanët në Kosovë janë mësuar që të ndihen krejtësisht të paprekshëm, të fuqishëm dhe gjithmonë mbi ligjin, ndërsa pas dy arrestimeve të dy deputetëve kësaj here duket se organi i akuzës po merr guxim dhe po tregon se mund të shfrytëzojë mjetet ligjore për të ndëshkuar të gjithë ata që provojnë të dalin mbi ligjin, duke u nisur nga deputetët. Urojmë që prokuroria tani të mos ndalet me kaq, sepse ne do ta përcjellim atë, do të shohim se a do të jetë po aq e “guximshme” në përgjithësi edhe kur dikush tjetër ngjashëm kërcënohet, shantazhohet, pavarësisht pozitës që e mban”, theksoi Aliu për “Kosova Sot”.

Mobi Casa

KAPITI: GJYQTARËT E PROKURORËT, KUR I SHËRBEJNË POLITIKËS, ATËHERË ATA URDHËROHEN SE SI DUHET TË MERREN VENDIMMARRJET E TYRE

Me dyshim i sheh këto veprime edhe njohësi i kësaj fushe, Skënder Kapiti. “Gjyqtarët e prokurorët kur i shërbejnë politikës, kur zgjidhen e varen nga politika, atëherë ata urdhërohen se si duhet të merren vendimmarrjet e tyre. Edhe nëse ndodh ndonjëherë, shumë rrallë që të arrestohet ndonjë VIP, deputet apo pushtetar të rangut të lartë, kjo bëhet atëherë dhe vetëm atëherë kur rasti është flagrant, i hapur dhe publik e mediatik. Por edhe në raste të tilla kjo duket vetëm si çudi dhe bëhet për shou e zhurmë, pasi shumë shpejt VIP-i, politikani, gjyqtari, kryekomunari, polici, doganieri, tatimori apo pushtetari i arrestuar ‘aksidentalisht’ do të dalë i lirë, i pafajshëm e madje do të marrë edhe dëmshpërblim për “kotësinë” dhe për ‘padrejtësinë’ që i ka bërë drejtësia”, tha Kapiti për “Kosova Sot”.

OSMANI: KURRË MË SHUMË SESA TANI NUK ËSHTË RRITUR PRESIONI PUBLIK, SI REZULTAT I PAKËNAQËSISË

“Jam i bindur se kurrë më shumë sesa tani nuk është rritur presioni publik, si rezultat i pakënaqësisë dhe gjetjes së adresës fajësuese.Ky presion po krijon rezultate të reagimit të institucioneve të drejtësisë, por reagimet e tyre megjithatë po krijojnë situata mjegullnajash, siç ishte rasti i futjes klandestine në aktakuzë të emrave të veteranëve të vërtetë, për ta cenuar kredibilitetin e aktakuzës.Këto veprime të djallëzuara nuk janë befasuese për ne, sepse e dimë që urdhërohen nga “peshku i madh i politikës”. Asnjëherë nuk ka qenë rasti më i volitshëm sesa tani që presioni i rritur publik të përforcohet edhe me protesta masive.Protesta e së shtunës, pavarësisht se nga kush është organizuar, duhet t’i mobilizojë qytetarët që të kërkojnë përmbysjen nga posti presidencial z.Hashim Thaçi dhe zhveshjen e plotë të ndikimit të tij, pothuajse absolut nga institucionet e Republikës së Kosovës”, tha Azem Osmani për “Kosova Sot”.

MIFTARI: ARRESTIMI I DY DEPUTETËVE ËSHTË FARSË, KINSE PROKURORIA ËSHTË E PAVARUR NGA POLITIKA

Njohësi i fushës së sigurisë, Naim Miftari, konsideron se dhe shqiptimi i masës së paraburgimit për dy deputetët e Kuvendit të Kosovës është vetëm lojë dhe farsë e prokurorisë së ndikuar nga politika, sa për të mbuluar dështimet e kapjes së ‘peshqve të mëdhenj’ dhe lënien në harresë të opinionit politik ndikimin e politikës. “Arrestimi i dy deputetëve është farsë kinse prokuroria është e pavarur nga politika etj., etj., kinse në Kosovë sundon ligji. Këto janë përralla, përralla për fëmijë janë këto, arrestimi është madje edhe i pavend, pasi të njëjtat etiketime e kërcënime janë përmendur edhe nga njerëzit më të mëdhenj e ata nuk i ka trazuar askush, nuk e kanë pasur guximin, por tani tentojnë të mbyllin vrima e shesin moral me arrestimin e Milaim Zekës e atij grindavecit të Ramushit, Shkumbin Demalisë. Këta ka qenë më së lehti me u arrestuar, por i pyes se pse nuk u arrestuan Hashim Thaçi, Kadri Veseli ose Ramush Haradinaj, kur këta kanë kërcënuar publikisht nganjëherë edhe njëri-tjetrin, shumë e shumë herë më parë kanë kërcënuar edhe gjykata e prokurorë”, tha Miftari për “Kosova Sot”.

PRETENI: SA KËRCËNIMET NDODHIN NË KOSOVË EDHE ATË NË BAZA DITORE DHE NUK NDODH ASGJË?!

Arrestimin e deputetëve nuk e sheh respektim të drejtë dhe të pavarur të ligjit nga ana e prokurorisë as ish-kreu i AKKsë, Hasan Preteni.”Sa kërcënimet ndodhin në Kosovë edhe atë në baza ditore dhe nuk ndodh asgjë. E prokurorët e kanë monopolin dhe mund të burgosin të gjithë ata që i kërcënojnë. Burgoset deputeti pas kërcënimit të prokurorit e prokurori në Amerikë. Prokuroria është krejt politike, kalkulante dhe e shantazhuar”, tha Preteni për “Kosova Sot”. “Burgoset deputeti pas 24 orësh e deputeti tjetër burgoset gati një javë nga ‘kërcënimi’. Pse nuk u burgos menjëherë, por kur ndodhi ky rasti i dytë, për hir të balancës iu ra ndërmend se edhe dikush tjetër qenka kërcënuar. Po sa kërcënime i paraprinë dhunës familjare dhe asgjë, po a pati edhe kërcënime publike se nëse ndalen pensionet e veteranëve do të marrin masa radikale, a nuk kërcënuan politikanët se edhe do të rrahin kundërshtarë politikë… Asnjë debat në televizionet publike nuk kalon pa kërcënime. Kërcënimi është bërë pjesë e çdo komunikimi dhe askush nuk vepron e nëse kërcënohet prokurori atëherë bëhet kiameti. Kjo është kultura institucionale e Kosovës. Për çfarë barazie po flasim pra?”, tha Hasan Preteni për “Kosova Sot”.